Buxheti, Këshilli Bashkiak mblidhet më 3 shkurt
Pas një beteje të vërtetë deklaratash dhe rrëzimit për herë të dytë të buxhetit të Bashkisë së Tiranës të vitit 2009, më në fund Këshilli Bashkiak do të mblidhet më 3 shkurt për të rishikuar edhe një herë vendimin për dokumentin më të rëndësishëm financiar të vendorëve kryeqytetas. Në një njoftim dërguar përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak, kryetari i këtij institucioni, Sokol Dervishaj, ka shtuar se projektbuxhetit duhet t‘i bëhen ndryshimet e nevojshme të kërkuara në mbledhjen e fundit. "Bazuar në ligjin ‘Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore‘, organi ekzekutiv të marrë masa të paraqesë në këshill informacionet e kërkuara në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit dhe përfaqësuesit të organit ekzekutiv, datë 26.01.2009", thuhet në shënimin e bërë në njoftimin për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Mbajtja e kësaj mbledhjeje është bërë me kërkesë të grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste. Ndërsa rendi i ditës i mbledhjes së të martës përmban vetëm një pikë, "Miratimin në parim të Programit Buxhetor Afatmesëm për vitet 2009-2011 dhe miratimin e detajimit të Buxhetit të Bashkisë së Tiranës, për vitin 2009".
Gjithashtu, sërish dje, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka kërkuar projektin e Unazës së Madhe, në mënyrë që ky objekt i rëndësisë parësore për Tiranën të financohet dhe ndërtohet brenda një viti nga qeveria dhe të mos presë tre vjet derisa bashkiakët të gjejnë fondet për të.
"Unë rikonfirmoj vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të investuar edhe në infrastrukturën e kryeqytetit. Një projekt madhor është Unaza e Madhe e Tiranës, për të cilën ne kemi kërkuar nga bashkia vënien në dispozicion të projektit dhe po presim përgjigjen e tyre, e cila shpresoj të jetë pozitive, në mënyrë që menjëherë të fillojmë rrugën, pasi është më mirë për qytetarët shqiptarë që Unaza e Madhe e Tiranës të fillojë sot dhe të përfundojë brenda vitit, sesa të presë deri në vitin 2012", u shpreh Olldashi. Ai ka theksuar se nuk beson që Bashkia e Tiranës ka motive për ta shndërruar çështjen e unazës në një çështje politike, pasi nuk është e tillë. "Ne kemi fondin në dispozicion qoftë për shpronësimin, qoftë për ndërtimin e saj, ndaj është më mirë që ta dorëzojnë projektin, pasi të lësh kryeqytetin pa Unazë edhe për 3 vjet, nuk është ndonjë gjë fort e mençur", tha ministri Olldashi.