"Epidemi" protestash para Ministrisë së Arsimit
Është zgjeruar gama e të rinjve që kanë mësyrë në protesta të përditshme përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar diploma në të cilat të specifikohen titujt, si dhe fakulteti ku kanë studiuar. Grupit të studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, dega Gazetari, i janë bashkuar dje edhe të rinjtë që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në Fakultetin e Infermierisë. Edhe ata kanë kërkuar diploma të besueshme, të denja për tregun e punës, ndërsa kanë refuzuar modelin aktual me arsyetimin se aty nuk përcaktohet titulli i studimeve 3-vjeçare. Studentët e këtyre fakulteteve kanë gjetur edhe mbështetjen e Këshillave Studentore të degëve të tjera të Universitetit të Tiranës, por edhe atyre të Politeknikut. Kjo edhe për faktin se të gjithë kanë të njëjtin shqetësim me diplomat e nivelit të parë të studimeve 3-vjeçare, sipas sistemit të Bolonjës. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka qenë e prerë për të mos ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj, lidhur me modelin e diplomave të reja, duke cituar ligjin shqiptar të Arsimit të Lartë, si dhe Kartën e Bolonjës.
Për këtë çështje është shprehur edhe këshilltari i Kryeministrit për arsimin, Myqerem Tafaj, i cili në qëndrimin e tij mbështet veprimin e MASH-it. Por ai vijon më tej, duke theksuar se besueshmëria e një diplome varet nga institucioni që e lëshon atë. "Diplomat janë aq cilësore, sa i njohur dhe i besueshëm është universiteti dhe profesorati i tij", shprehet Tafaj. Ai e mbështet këtë në arsyetimin se në bazë të ligjit të Arsimit të Lartë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mund të përcaktojë vetëm kritere minimale për diplomën dhe suplementin e saj.
Tafaj shpjegon më tej se "vlera e diplomës universitare të një studenti identifikohet nga suplementi që e shoqëron, pasi kjo shtojcë hartohet nё përputhje me kërkesat e hapësirës evropiane tё arsimit tё lartë. Pa suplementin, diploma është ‘memece‘, sepse ajo përshkruan në veçanti, natyrën, nivelin, përmbajtjen, rezultatet e studimeve që janë kryer dhe përfunduar me sukses nga mbajtësi i diplomës". Ai ka sqaruar se "duhet kuptuar që diplomat e nivelit të parë shënojnë përfundimin e studimeve universitare të nivelit të parë, e barasvlershme me gradën shkencore të parë universitare ‘Bachelor‘". Sipas këshilltarit për arsimin në qeveri, ky dokument duhet konsideruar si një diplomë me vlerë të plotë për të kërkuar punë në fushën ku ka studiuar studenti ose për të vijuar studimet e nivelit të dytë (Master) në drejtimin e njëjtë të studimeve ose të afërta me të. Megjithatë, Tafaj ka theksuar se diploma e nivelit të dytë është më e dëshiruara, sepse pasqyron edhe një nga qëllimet kryesore të sistemit të ri të studimeve të ndërtuar në disa cikle. Vetëm me një diplomë Bachelor, thotë Tafaj, të krijohet hapësira reale për të vijuar studimet e nivelit të dytë në një drejtim tjetër. Në këtë linjë ai nënvizon faktin se vlera e diplomës, sipas sistemit të Bolonjës, duket në suplementin që e shoqëron atë, në të cilin pasqyrohet e gjithë përmbajtja e studimeve, në kuptimin e kohëzgjatjes, numrit total të krediteve, notën mesatare, lëndët ose modulet dhe peshën e tyre në kurrikulë, si dhe nivelin dhe peshën që zë teza e diplomës së bërë. Tafaj i ka mëshuar idesë se pa suplementin diploma nuk ka vlerë, edhe pse mund të ketë logo republike, ministrie, universiteti apo fakulteti. Ndaj ai e ka konsideruar suplementin e diplomës si bazën kryesore për gjykimin e një punëdhënësi mbi llojin dhe cilësinë apo nivelin e diplomës së fituar.