E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet ministri i Financave, Bode Ja sektorët që preku kriza ekonomike globale

Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Financave, në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2010 në parlament ka pranuar se edhe Shqipëria nuk kishte si të mos prekej nga kriza botërore. Ai ka sqaruar në seancën e djeshme të gjithë sektorët që ka dëmtuar recesioni global. “Kanalet kryesore të transmetimit të kësaj krize filluan me një rënie të depozitave, dhe pastaj si një shtrenjtim i kreditimit të ekonomisë, si një rritje e kostos së borxhit publik, si një rënie e kërkesës së eksporteve shqiptare në tregjet rajonale, si një reagim pasiv i konsumatorit vendas ndaj zhvillimeve në treg, si një rënie e vëllimit të eksporteve për shkak të uljes së çmimeve, si një ngadalësim i ritmit të të ardhurave buxhetore, si një shqetësim përballë zhvlerësimit të moderuar të kursit të këmbimit në raport me euron (rreth 10%) dhe si një pasiguri e investitorëve për botën e nesërme ekonomike, kjo ishte gjithë tabloja e implikimeve të krizës globale në ekonominë shqiptare”, tha Bode. Por, ai e ka konsideruar pozitive ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Ky lajm është publikuar: 20/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›