E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, Vasili replikon me Boden

Ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar një shpërndarje ndryshe të fondeve të përcaktuara për të


Kuvendi miratoi mbrëmë buxhetin e vitit 2010 ku ministrat shkëmbyen replika për investimet në Shëndetësi


TIRANË- Buxheti i vitit 2010 bëhet shkak për përplasjen e parë publike midis aleancës qeverisëse. Ministri i Fiancave Ridvan Bode dhe ai i Shëndetësisë Petrit Vasili kanë replikuar me njeri-tjetrin duke marrë fjalën në mënyrë të përsëritur në lidhje me fondin dhe kompetencat e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësore si dhe për shpenzimet e përcaktuara në buxhet për t'u investuar në sektorin e Shërbimit të Kujdesit Parësor.


Janë rreth 400 milionë lekë që gjatë hartimit të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, financat i kanë përcaktuar për ngritjen e një serë qëndrash shëndetësore në disa komuna dhe bashki të vendit.


Ndërsa ministria e Shëndetësisë i kërkoi Komisionit të Ekonomisë një shpërndarje ndryshe të buxhetit të saj, duke ulur fondin për grantet konkuruese për ndërtimin e qëndrave shëndetësore dhe investiminn e tyre në Spitalin Pediatrik dhe atë të Neurokirurgjisë në Tiranë.


Nga fondi prej 400 milionë lekë që financat kishin përcaktuar për grantin konkurues të Minstrisë së Shëndetësisë, kjo e fundit ka pranuar vetëm 160 milionë ndërsa pjesën tjetër ka kërkuar që t'ë lejohet t'i investojë në këto spitale.


Nga ana tjetër ISKSH-ja ka kërkuar një rritje me 3 për qind të fondit të përcaktuar për të me pretendimin se shtimi i numrit të të siguruarve, ka rritur kostot e këtij institucioni për faktin se është rritur numri i atyre që përfitojnë shërbim falas.


Por, këto kërkesa të artikuluara edhe nga minsitri i Shëndetësisë Vasili kanë hasur në kundërshtimin e shefit të Financave Ridvan Bode. "Ne nuk mund të biem dakord me pretendimet e shtruara per uljen e nivelit te granteve konkurruese te ministrise së Shëndetësise për ndërtimin e ambulancave në zonat rurale pasi duam të përmirësojmë shërbimin e kujdesit parësor.


Ndëkrohë kemi të depozituara në Ministrinë e Financave por edhe në atë të Shëndetësisë kërkesa për ndërtimin e qendrave shëndetësore të reja në bashki dhe komuna", - tha Bode.


Këtij të fundit i është përgjigjur vetë kreu i Shëndetësisë Vasili. Sipas tij nuk mund të investohet në sektorin e shërbimit parësor duke lënë në mes punimet për spitalin e neurokirurgjisë dhe pediatrisë. "Ky fond nuk pasqyron të plotë ate ç'ka kanevoojë shendeti paresor, pasi zhvillimi i tij bëhet në një llogjikë të caktuar.


Ky grant në këtë mënyrë dhe në këtë vlerë nuk e ndihmon atë duke mos pasur dy shërbimet kombëtare të cilet ndërpriten dhe mbeten në mes në QSUT, siç është neurokirurgjia dhe pediatria që janë shërbime unikale tek të cilat nuk është investuar për 20 vite. Në këtë moment investimi në ambulacat e bashkive dhe komunave nuk shkon ne sinkron me atë ç'ka sistemi kërkon të realizojë.


Shtimi prej 400 milionë lekë i këtij fondi nuk është bërë duke u konsultuar me ne pasi në fund të fundit jemi ne që arsyetojmë më qartë se si i kërkon sistemi dhe si i realizojmë ato investime që kemi në duar
", - tha Vasili


Për sa i përket kërkesave për rritjen e fondit për ISKSH-së Bode theksoi se është synuar shpërndarja e barabartë e parave për spitalet për faktin se ende financimet në to nuk bazohen në koston e shërbimit.


"Kemi kërkuar që ISKSH-ja te përpilojë buxhetin dhe ai të miratohet në këshillin e ministrave për të shmangur problemet që mund të dalin në këtë pikë. Në kushtet kur shumë financime në spitale nuk bazohen në koston e shërbimit është e domosdoshme që të mbahet një skemë e tillë për të bërë një ndarje të barabartë", - tha ai.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›