E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit: Qeveria të na japë lekët

Janë 70 milionë euro që qeveria i ka borxh shoqërive ndërtuese të cilat duhet të ishin shlyer që në muajin maj


Shoqata e Ndërtuesve i kërkoi dje publikisht qeverisë që t'i paguajë kompanive paratë për punimet e bëra


TIRANË- Qeveria i ka borxh kompanive shqiptare të ndërtimit mbi 70 milionë euro për punimet e kryera gjatë gjysmës së parë të këtij viti që korespodon me periudhën e fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit.


Shoqata e Ndërtuesve Shqiptarë kërkoi dje publikisht shlyrjen sa më parë të ketij borxhi nga ana e qeverisë duke marrë parasysh faktin se kompanitë ndërtuese janë detyruar të marrin kredi me me interesa të lartë për blerjen e materialeve të nevojshme për të përballuar vrullin e lartë të punimeve para fushatës.


Madje sipas drejtorit të SHNSH-së Maksim Muçi kompanitë ndërtuese janë duke shkurtuar stafin e punonjësve për shkak të gjëndjes së rënduar financiare.


"Nga ana e institucioneve shtetërore ka një detyrim kontraktual të papaguar që arrin mbi 70 milionë euro, i cili duhet të ishte shlyer deri në fund të muajit maj. Bëhet fjalë për tenderat e bëra në vitin 2008 dhe që kanë vazhduar punimet edhe në vitin 2009 kur u ngarkuan me ritme të larta për fushatën elektorale", - tha Muçi.


Madje sipas tij, borxhi prej 70 milionë eurosh duhet të ishte shlyer deri në fund të muajit Maj dhe se situate e rënduar financiare rrezuikon të dërgojë në faliment disa prej komanive ndërtuese.


"Këto shoqëri po shkojnë drejt falimentimit financiar në kushtet kur shoqëritë kanë marrë kredi me interesa të larta për blerjen e materialeve , pajisjeve dhe makinerive për të përballuar volumin dhe ritmin e lartë të kërkuar për realizimin e objekteve të tenderuara. Eshte krijuar nje zinxhir detyrimesh te pashlyera qe con ne demtimin e ambientit", - shtoi më tej ai.


Zvarritja e shlyrjes së detyrimeve ndaj kompanive që kanë punuar për realizimin e investimeve gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti është bërë publik që në muajin gusht ku deget e thesarit në Tiranë por edhe nëpër rrethe kanë ktheyr mbrapsht pa miratuar pagesën për shumë shoqëri me justifikimin se janë hasur probleme në sistemin e brëndshëm.


Pas marrjes në dorëzim të punimeve të bëra nga kontrollorët kompanisë që ka bërë punimet duhet ti jepet e drejta nga degët e thesarit që të tërheqë shumën e parave të caktuara për atë volum punimesh.


Nisur nga ky fakt, një serë ndërtuesish iu drejtuan degeve të thesarit në përputhje me rregullat për të kërkuar pagesën ndërkohë që u kthyen me duar bosh pasi sipas zyrtarëvë një problem në sistem e bëntë të pamundur shlyerjen e tyre.


Mosshlyerja në kohë e detyrimeve ndaj kompanive është bërë shkak edhe për zvarritjen e punimeve në një serë investimesh publike. Për shkak të mungesës së parave kompani të ndryshme ose ndërprenë përkohesisht punimet ose larguan makineritë e tyre deri në pagesën e parave nga qeveria.


Shembull i vonesave në kryerjen e punimeve për shkak të mospagesës është investimi në rrugën Plepa-Kavajë. Megjithëse sipas planit punimet në këtë rrugë duhet të përfundonin në qershor të këtij viti rruga ende nuk është përfunduar duke shkaktuar trafik të rënduar sidomos gjatë muajve të verës.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti dhe sidomos para datës 28 qerhsor qeveria realizoi vellimin me te madh te investimeve publike rreth me rreth 100 miliardë lekë.


Megjithëse treguesit e të ardhurave ishin në rënie rreth 250 milionë dollarë më pak se plani ekzekutivi mbajti një ritëm të lartë investimesh falë huave tregtare të marra në tregun ndërkombëtar. Një prej tyre është kredia prej 250 milionë euro të marrë në momentin kur normat e interesit ishin në nivelet maksimale.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›