Buxheti, drejt minusit

Kur do ta vulosë projektbuxhetin për vitin 2010, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme rreth mënyrës se si do ti shpërndajë paratë. Posaçërisht pse të gjithë treguesit ekonomikë flasin se Kosova në mot mund të hyjë në deficit buxhetor. Këtij rreziku i ka paraprirë rritja 22 për qind e shpenzimeve kapitale gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndonëse ato ende janë në kornizën e parashikimeve. Në të njëjtën kohë janë dhënë premtime për rritjen e pagave dhe të pensioneve dhe për pjesëmarrje financiare në ndërtimin e autostradës Morin Merdar dhe termocentralit Kosova e Re.
Shqetësimet e para vijnë nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar. Në raportet e tyre thuhet se sivjet Kosova do të këtë deficit 7 për qind të BPV-së.
Ne i ndajmë shqetësimet se duhet një menaxhim më i madh fiskal për të evituar deficitin buxhetor, ka thënë për Express, drejtoresha e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Jane Armitage.
Ajo thotë se shpenzimet kapitale janë me rendësi për rritjen ekonomike, por për vitin 2010 kërkon nga Qeveria që ato të jenë në harmoni me reduktimin e deficitit.
Këto shqetësime thuhen edhe në raportin e FMN-së. Sipas tij, presionet për shpenzime janë duke shkaktuar një përkeqësim të shprehur në deficitin fiskal këtë vit.
Misioni vlerëson se shpenzimet publike do të rriten për 26 për qind këtë vit, thuhet në raportin e Fondit.
Përkundër këtij shqetësimi, raportet zyrtare nga Qeveria flasin për një gjendje krejt tjetër. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, në buxhet kanë hyrë 420 milionë euro, që paraqesin 43,9 për qind të planit dhe një rritje 2,9 për qind krahasuar me gjendjen para një viti. Se gjendja në fund të qershorit është më relaksuese, tregon trendi i shpenzimeve. Ato arritën shumën pak më shumë se 397 milionë euro. Janë shpenzuar vetëm një e treta e mjeteve të planifikuara për tërë vitin, por krahasuar me vjet, rritja është 21,6 për qind.
Madje, se Qeveria ka mjaft para tregon edhe gjendja në llogaritë e saj bankare, ku janë 462 milionë euro. Gjendja mund të ndryshojë në muajt e fundit të vitit, pasi që atëherë bëhen pagesat më të mëdha.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...