Zbutet deflacioni
Në shtator Kosova përjetoi një deflacion më të lehtë se një muaj më parë.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, në këtë muaj çmimet e konsumit pësuan rënie 2,7 për qind, krahasuar me një vit më parë. Në gusht, kjo rënie ishte tre për qind.
Buka dhe drithërat ishin 12,5 për qind më të lira, vajrat dhe yndyrat -25,2 për qind, qumështi, djathi dhe vezët -8,2 për qind rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse -2,0 për qind, etj. Ndërkaq, perimet ishin 18,2 për qind më të shtrenjta, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat -11,0 për qind dhe furnizimi me ujë -12,5 për qind.
Ndërkaq, krahasuar me gushtin, në shtator çmimet ishin 0,4 për qind më të larta. Në këtë ngritje ndikoi çmimi më i lartë i perimeve, bukës, drithërave dhe sheqerit.