Borxhlinjtë e PTK`së

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka vendosur që t`ia mësyjnë borxhlinjve shpi me shpi dhe të arkëtojë 34 milionë euro, sa kërkon prej tyre. Borxhlinjtë e kësaj kompanie janë në të gjitha anët, duke përfshirë edhe institucionet qendrore e ato lokale. PTK-ja nuk di se kujt tia adresojë këtë borxh, duke u nisur prej disa ministrive të Qeverisë, për të përfunduar te Grupi Negociator, i cili kaherë është shpërndarë.
Express, përmes burimeve të veta, ka marrë vesh se borxhlinjtë e PTK`së janë kryesisht kuvendet komunale, disa agjenci shtetërore, ministritë dhe UNMIK`u. Gjithashtu në listë janë ndërmarrjet e shoqërore të privatizuara, ndërsa ky borxh iu mbetet subjekteve që duhet të likuidohen. Gati të gjitha institucionet e Kosovës kanë borxhe ndaj PTK`së. Tash kompania është detyruar të krijojë ekip për mbledhjen e këtyre parave, tha ky burim.
Fajin kryesisht për këto borxhe, sipas zyrtarëve të postës, e kanë edhe gjykatat e Kosovës, të cilat nuk kanë shqyrtuar ankesat dhe paditë e saj. Posta dhe Telekomi i Kosovës ka vendosur që borxhlinjve tu japë një muaj afat për shlyerjen e këtyre borxheve. Për këtë ka krijuar edhe një ekip për të dalë në aksionin e mbledhjes së këtyre borxheve.
Është vendim i menaxhmentit që pas sigurimit të të gjitha të dhënave për shumën e borxheve dhe identifikimin e secilit borxhli, ti ftojë ata që për një muaj, të fillojnë shlyerjen e borxheve, ka lajmëruar Menduh Abazi, zëdhënës i PTK`së. Shlyerja e borxheve ndaj PTK`së, sipas tij, mund të bëhet edhe me 36 këste, por që konsumatorët paraprakisht duhet të lidhin kontratë.
PTK ka rikujtuar të gjithë borxhlinjtë, duke përfshirë këtu institucione, kompani private e publike dhe individë, se kjo është thirrja e fundit publike që u bëhet për shlyerjen e detyrimeve. Pas kalimit të këtij afati ajo do të bëjë publike në media emrat e të gjithë borxhlinjve, pavarësisht se kush janë ata.