E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i 2011 do dorëzohet në qeveri më 1 shtator

Ministritë fillojnë punën për hartimin e draftit


Kryeministri Sali Berisha tha dje se buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm do kalojë në parlament brenda vjeshtës së këtij viti. Berisha cilësoi si të domosdoshme fillimin nga puna të të gjitha ministrive të vendit, për hartimin e buxhetit për vitin 2011, cili duhet të miratohet në një kohë respektivisht të shkurtër. kryeministri e cilësoi buxhetin e ardhshëm si vendimtar për realizimin e projekteve madhore, siç janë investimet në infrastrukturë, ndërtimi i ujësjellësve, shkollave, spitaleve, modernizimi i shëndetësisë dhe mbështetja e kësaj reforme, mbështetja e projektit kombëtarë të ullirit dhe projekteve të tjera në bujqësi, projekt i cili po ecën në disa rrethe. Të gjitha ministritë duhet të hartojnë brenda muajit gusht draftin përkatës për buxhetin e shtetit të vitit 2011-ë. Institucionet shtetërore kanë për detyrë të përgatisin projektet e tyre, të cilat më pas do trajtohen në draftin voluminoz të buxhetit të shtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›