E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalin listat e ALUIZNI-t për shtesat anësore informale të ndërtimeve me leje

Gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”.
Objektet informale të trajtuara në këtë vendim janë ngritur pjesërisht në troje pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, një tjetër kategori pasurish që trajtohen në këtë vendim janë shtesat (anësore) informale në ndërtime me leje. Për këtë kategori ndërtimesh, autoritetet e përcaktuara nga ligji, ALUIZNI dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore (në vijim NjQV) kanë kryer të gjitha procedurat tekniko – ligjore, për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të legalizimit, për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurat kualifikuese për legalizim të tyre. Për 7516 parcelat e objekteve informale, për të cilat kërkohet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme pre 2 442 563, 25 m2 janë kryer nga ALUIZNI, në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren dhe kualifikimi për legalizimin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›