E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Buxheti i Arsimit më i ulëti në rajon”, Meta: Nuk duhet të preket as në kohë krizash! Qeveria se ka prioritet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverisë për buxhetin e Arsimit që është më i ulëti në rajon. Meta deklaroi se qeveria nuk e ka prioritet arsimin dhe buxheti për arsimin nuk duhet të preket as në kohë krizash.

“Një Qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka se si të ketë prioritet rininë dhe të ardhmen e saj. Buxheti për Arsimin nuk duhet të preket as në kohë krizash! Buxheti i Arsimit, më i ulëti në rajon, flet më shumë se çdo gjë tjetër, jo vetëm për dështimin e premtimit që Buxheti për Arsimin do të ishte 5%, që ishte një mashtrim i madh, por njëkohësisht, ne e dimë se sa herë qeveria prek buxhetin kur kalon ndonjë akt normativ, të parin që prek është Arsimi, siç bëri edhe këtë vit duke i hequr 15 milionë dollarë. Dhe, të parat për të cilat shton fondet janë koncesionet korruptive ku është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, u shpreh Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›