E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mattarella vizitë 2-ditore në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka mirëpritur në një vizitë shtetërore homologun italian Sergio Mattarella. Më pas në orën 11:10 të dy Presidentët do të japin një deklaratë për mediat nga “Pallati i Brigadave”, e cila do transmetohet Live me regji qendrore nga TVSH, e cili do të prodhojë edhe sinjalin për televizionet e tjera të interesuara. Konferenca e përbashkët për media e Mattarellas dhe Begajt do të transmetohet live nga TVSH në frekuencat Sat Astra 23.5 E Freq 12.573.2500 simb rate 3600 MHZ Pol V Audio ch 1-2 flor ch 3 Italian Ch 4 Albanian Sng.

Presidenti Matarrella mbërriti më 7 shtator në Shqipëri dhe u prit në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci. Gjatë vizitës 2-ditore në Shqipëri, Matarrella do të takohet dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›