E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i BE, shpenzimet 129 miliardë euro për 2012

Pas gati 17 orë negociatash, përfaqësuesit e lartë të vendeve të BE-së dhe Parlamenti Europian ranë dakord në orët e vona të kësaj fundjave për buxhetin 2012. Kursi i kursimeve do të përfshijë edhe BE-në. Kriza financiare po depërton tani edhe në BE. Bashkimi Evropian mund të shpenzojnë vitin e ardhshëm 129 miliardë €. Këto janë fillimisht më pak se dy për qind më shumë se këtë vit. Por për shkak të inflacionit të lartë, buxheti i BE-së në terma realë është duke u pakësuar. Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Europian kishin kërkuar shuma më të larta. Por, shtetet anëtare arritën të dominonin me mendimin e tyre. “Për shkak të shkurtimeve në të gjitha vendet e BE-së nuk ka vend për më tepër para”, - tha drejtuesi i negociatave, Sekretari polak i Shtetit për Financat, Jacek Dominikn. Ndërkaq ai theksoi se "neve na u desh të zhvillonim negociata shumë të sakta dhe ta mendonim pothuajse çdo hap dy herë". Komisioneri i BE-së për Buxhetin, Janusz Lewandowski pati pas marrëveshjes ndjenja të përziera. "Ky është një buxhet tipik kursimesh, por një marrëveshje është gjithmonë më mirë se një tjetër mosmarrëveshje mes institucioneve të BE-së”, - tha ai. Vitin e kaluar buxheti u miratua vërtet në minutën e fundit. 129 miliardë € përbëjnë 0.98 për qind të prodhimit të përgjithshëm të BE-së. Për krahasim, buxheti federal gjerman është mbi 300 miliardë €. Fondet e BE-së përbëhen kryesisht nga kontributet e shteteve anëtare. Gjermania, me rreth një të pestën e kësaj shume, është donatori më i madh. Paratë europiane shpenzohen kryesisht për mbështetjen e bujqësisë dhe stimulimin e rajoneve më të varfra.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›