Buxheti i Bashkisë, javën tjetër pritet të kalojë në votim
Reagojnë Shalsi dhe Dervishaj një ditë pas vendimit të prefektit Keçi. Procedurat që duhet të ndiqen deri në votimin përfundimtar të buxhetit
Emanuela Sako
Pas kthimit të buxhetit nga prefekti i Tiranës është vendosur që javën e ardhshme buxheti të votohet përsëri nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ky i fundit do të marrë edhe njëherë në shqyrtim pikat e buxhetit, për të cilat ka pasur më shumë kontestime. Kryetari i Këshillit, Sokol Dervishaj, pritet të bëjë të ditur datën e mbledhjes së Këshillit në mënyrë që gjithçka të shqyrtohet dhe diskutohet nga e para. Sipas Dervishajt, procedurat për projektbuxhetin do të vazhdojnë sërish në drejtimin e tij, pasi kontestimet që ai i kishte bërë draftit u vërtetuan dhe nga prefekti. Kthimi mbrapsht i buxhetit nuk ka kaluar pa debate mes palëve politike dhe deklaratave të krerëve të Bashkisë së Tiranës.
Debati
Kthimin e buxhetit për shqyrtim Eduard Shalsi e ka konsideruar si një veprim politik, të udhëhequr nga kryeministri i vendit dhe kryetari i LSI-së. Sipas tij, veprimet politike po lënë në hije zhvillimin e kryeqytetit dhe zbatimin e projekteve të shumta që janë parashikuar në këtë buxhet. “Sali Berisha nga njëra anë dhe Iliri me Monikën nga ana tjetër, nuk duan ta lëshojnë qytetin e marrë peng për muaj me radhë, duke u mohuar njerëzve rrugët, shkollat, çerdhet e të gjitha shërbimet e këtij viti, vetëm e vetëm që të përfitojnë politikisht nga mërzia e njerëzve. Sali Berisha, që hiqet si i djathtë, dhe Iliri e Monika, që hiqen si të majtë, janë dy anë të së njëjtës medalje, të politikës së vjetër, që flet për interesat e njerëzve dhe mbron vetëm interesat e veta”, - u shpreh Shalsi.
Procedurat
Brenda javës që buxheti do të diskutohet në Këshill, do të vendoset për ecurinë e këtij procesi dhe votimin e tij. Por, në rast se Këshilli nuk do të mblidhet, atëherë çështja mund t’i kalojë dhe gjykatës për të vendosur për ligjshmërinë e tij. Sipas Dervishajt, Këshilli ka detyrimin ligjor për t’u mbledhur dhe për të diskutuar edhe njëherë nga anëtarët. Për t’u miratuar draftit i duhen 28 vota pro, ndërkohë që Këshilli Bashkiak ka 55 anëtarë, 21 këshilltarë të PS-së, 17 të PD-së, 6 të LSI-së dhe nga një këshilltar partitë e tjera. Herën e fundit buxheti u votua me 29 vota pro, nga të cilat 22 janë dhënë nga anëtarët socialistë dhe të PSD-së dhe 7 vota të tjera nga partitë e vogla. Votimi u shpall i vlefshëm nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u kundërshtua nga kryetari i Këshillit Bashkiak, i cili e ka konsideruar të pavlefshëm votimin dhe së fundi edhe nga prefekti i Tiranës. Kreu i Bashkisë e ka cilësuar si një sulm politik për të penguar zhvillimin e kryeqytetit dhe punën e Bashkisë. Tashmë që vendi është në prag zgjedhjesh parlamentare dhe situata politike po vjen drejt “nxehjes”, loja politike po përdoret për të mbajtur pezull punët në Bashkinë e Tiranës. Duket se mënyra më e mirë e përdorur nga forcat politike është që të mbajnë peng buxhetin e Tiranës. Bashkia e Tiranës, shpeshherë, në deklaratat e saj zyrtare, ka kërkuar ndërgjegjësimin e forcave politike për ta shmangur këtë pretekst dhe t’u hapin rrugë projekteve të nisura.
Kryetarët e njësive Bashkiake kundërshtojnë deklaratat e Ministrisë
Ministria e Brendshme deklaroi dje se shpërndarja e letërnjoftimeve ka nisur në të gjitha njësitë bashkiake, përveç Njësisë Nr. 2, por kjo u kundërshtua po dje nga vetë kryetarët e njësive. Njësitë 5, 11, 2 etj. bëjnë të ditur se shpërndarja në këto njësi nuk ka filluar ende. Madje janë duke u përgatitur ambientet ku do të mbahen letërnjoftimet. Burime nga Njësia Bashkiake Nr. 11 bënë të ditur se aktualisht po përgatiten ambientet ku do të mbahen dhe do të shpërndahen kartat. Ndërsa nga Njësia 5 bëhet e ditur se nuk ka shkuar asnjë kartë nga kompania për të nisur shpërndarjen. Sipas tyre, nuk u është dhënë asnjë afat se kur do të bëhet dorëzimi i tyre në njësi dhe më pas shpërndarja. Por, e njëjta situatë ka ndodhur edhe në disa njësi të tjera, ku qytetarët janë në pritje të marrjes së kartave të identitetit, pas përhapjes së lajmit se ka nisur shpërndarja. Në Njësinë Bashkiake Nr. 10, të drejtuar nga Gerti Bogdani, përfaqësues i PD-së, procesi i shpërndarjes së kartave nisi dy ditë më parë. Duket se Njësia 10 ka përfituar nga mbështetja politike që i është dhënë nga PD-ja apo qeveria. Ndërsa Ministria e Brendshme deklaroi se procesi i shpërndarjes nisi pothuajse në të gjitha njësitë. “Tashmë kanë filluar punën zyrat e ndarjes së letërnjoftimeve elektronike. Më datë 19 shkurt 2009, zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike u hapën në njësitë bashkiake 3, 4, 7 dhe 10. Ndërsa sot janë të gatshme për t’u shërbyer qytetarëve për tërheqjen e letërnjoftimeve edhe në njësitë bashkiake 1, 5, 6, 8, 9 dhe 11. E vetmja njësi bashkiake në Tiranë që nuk e ka çelur ende një zyrë të tillë për arsye ambientesh është Njësia Nr. 2”, - bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Shpërndarja që kanë bërë ato pak njësi ka qenë për ata persona që kanë aplikuar që në javën e parë të nisjes së procesit. Ndërsa shpërndarja për pjesën tjetër të aplikantëve do të vijojë sipas radhës. Në rrethe nuk ka filluar ende shpërndarja e kartave të identitetit, ndërsa procesi i aplikimit vazhdon.
21 Shkurt 2009