Buxheti i Bashkisë së Tiranës, skadon afati firmosjes
Autori i Lajmit: Red.
Ka kaluar afati ligjor, për firmosjen e buxhetit të Bashkisë së kryeqytetit, për vitin 2009, nga prefekti i Tiranës. Në një intervistë për me median, prefekti Rruzhdi Keçi, shprehet se nuk i është dorëzuar buxheti, për firmë, ndërkohë që afati ka kaluar. Por, ai thotë se nuk do të tregohet strikt me afatet, pasi buxheti është në shërbim të komunitetit. “Sot (dje) përfundon afati ligjor i ardhjes së vendimit nga dita që ky merret në Këshillin Bashkiak. Për hir të interesave më të mëdhaja të komunitetit të Tiranës unë nuk do të jem aq strikt në afatin ligjor, por nuk besoj se do të jetë afati kohor shqetësimi dhe ky problemi” tha Keçi. Prefekti shprehet se përderisa palët nuk po gjejnë një zgjidhje, atëherë, duhet të ketë një mbledhje tjetër, për votimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës. “Nuk ka ardhur vendimi dhe nuk pres të vijë vendimi, sepse nisem gjithmonë nga deklarata e kryetarit të Këshillit që ka thënë që votimi ka qenë nul. Meqenëse votimi sipas tij ka qenë nul unë besoj se do të ketë një votim tjetër, do të ketë një mbledhje tjetër të këshillit” tha Keçi. Tashmë buxheti i bashkisë është në duart e kryetarit të këshillit bashkiak, i cili duhet ta firmosë dhe më pas t i kalojë përfundimisht për firmë prefektit. Por, deri tani qëndrimi i Sokol Dervishajt për buxhetin është se votimi që ju bë atij para një jave është i pavlefshëm.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2009