Ekspozita "Besa", model i tolerancës fetare
Autori i Lajmit: Red.
Ekspozita fotografike "Besa, shqiptarët që ndihmuan hebrenjtë” e fotografit amerikan Norman H. Gershman, që u hap mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, është një model i tolerancës fetare. Zv.shefja për Marrëdhëniet me Publikun në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leigh A. Reider, në një konferencë për shtyp, të zhvilluar dje paradite në GKA, theksoi se "Ambasada e SHBA vendosi të sponsorizojë hapjen e kësaj ekspozite, sepse këto janë fotografi të shqiptarëve, të realizuara nga një amerikan dhe ky fakt është një tregues i vlerave që ndajnë dy vendet tona dhe së dyti, vlerat e paraqitura nga kjo ekspozitë shërbejnë si një model shumë i mirë i tolerancës fetare, të cilën brezi i ri i shqiptarëve duhet ta njohë dhe të jetë krenar për këtë virtyt të trashëguar në breza”.
Reider nënvizoi gjithashtu se "po të shohim luftërat fetare që po ndodhin në botë dhe ta krahasojmë me shembullin që kanë dhënë shqiptarët, atëherë kjo duhet të vlejë si një mësim për të gjithë botën". Ndërsa autori i kësaj ekspozite, fotografi i njohur amerikan Norman H Gershman tha se "në këtë ekspozitë kemi bërë vetëm një regjistrim të një kulture të rëndësishme, siç është kultura juaj për të ndihmuar njerëzit në nevojë”.
Ekspozita "Besa, shqiptarët që ndihmuan hebrenjtë”, përmban 70 fotografi në ngjyrat bardhë e zi me portretet e pasardhësve të 35 familjeve shqiptare që ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ideja për këtë ekspozitë ka lindur 5 vjet më parë në Nju-Jork, kur autori ndodhej pranë një fondacioni hebre për dekorimet e njerëzve që ndihmuan hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ajo çka fotografi amerikan do të përcjellë nëpërmjet kësaj ekspozite është se pavarësisht se Shqipëria është një vend me mazhorancë fetare myslimane, ata ishin të parët që u dhanë ndihmë hebrenjve. "Mesazhi i kësaj ekspozite është se myslimanët nuk duhet të shihen vetëm si terroristë, por ata shpëtojnë dhe jetë", - tha Gershman.
Norman H Gershman është një fotograf i arteve të bukura, i cili është përfaqësuar në ekspozita të ndryshme në gjithë botën. Puna e tij fotografike mund të konsiderohet më tepër si humaniste sesa si foto gazetareske. Në portretet e fotografuara prej tij vihet re depërtimi në shpirtin e njerëzve nëpërmjet kontaktit pamor.
Aktualisht ai po punon për realizimin e filmit dokumentar “Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, i cili pritet të dalë gjatë vitit 2009 së bashku me një libër me fotografi. Kjo ekspozitë u hap fillimisht në vitin 2007 në Izrael, më pas në selinë e Kombeve të Bashkuara në janar të 2008 dhe tani po udhëton në të gjithë botën.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2009