E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama ka frikë nga sondazhet e pavarura”

Autori i Lajmit: Red.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, duke iu referuar sondazhit të qendrës prestigjoze "Gani Bobi" tha sot për mediat se “PD është qartazi fituese në zgjedhjet e 28 qershorit, duke kryesuar ndjeshëm me 48.6% të votive”. Zoti Rama nuk duhet të ketë frikë nga sondazhet e pavarura, nuk duhet të ketë frikë se Shqipëria po ndryshon”, - tha Bogdani, i cili nënvizoi se Rama që kontrollon mediat me premtimin për përfshirje në lista deputetësh dhe anëtarë qeverie, dhe u jep leje ndërtimi për pallate në hyrje të Tiranës, nuk ka lejuar transmetimin e konferencës për shtyp të kësaj kompanie, ditë më parë. Ai kujtoi se kompania "Gani Bobi" ka parashikuar me saktësi zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 dhe zgjedhjet lokale 2007.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›