Uidhers: “Të zbulohen autorët e ngjarjes”
Autori i Lajmit: Red.
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers ka reaguar ndaj atentatit kundër gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Ambasadori amerikan shprehu shqetësimin e tij personal në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ndaj gjyqtarit Nuni, duke kërkuar dhe theksuar së agjencitë ligjzbatuese duhet të bëjnë më së miri punën e tyre në kuadër të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve të ngjarjes. Mësohet se deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë u bë gjatë takimit të zhvilluar sot me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë post. Ambasadori amerikan u shpreh se organet e pavarura të drejtësisë duhet të jenë në front të luftës antikorrupsion në respekt absolut ndaj parimeve demokratike.
Uidhers dhe Becaj deklaruan se sistemi gjyqësor në një vend demokratik është një nga hallkat më të rëndësishme me një vlerë të pazëvendësueshme. Uidhers u shpreh se jo vetem ai, por dhe vendi i tij do të jenë gjithmonë të gatshëm për të bashkëpunuar për një drejtësi të pavarur për të bërë të mundur funksionimin sa më mirë të shtetit ligjor. Ndërkohë, sipas mjekëve që po e mbajnë në vëzhgim, gjendja shëndetësore e Ardian Nunit paraqitet e mirë dhe pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore dhe konsultave do të merret një vendim. Ekipi mjekësor bëri të ditur se anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, ndodhet jashtë çdo reziku për jetën. Adrian Nuni u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës nga një person ende i paidentifikuar. Sipas mjekëve, që po e mbajnë në vëzhgim, gjendja shëndetësore e Ardian Nunit paraqitet e mirë dhe pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore dhe konsultave do të merret një vendim.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2009