E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Shkodër: Të rinjtë të jenë aktivë në parti

>Kyetari i LSI-së Ilir Meta  u ka kërkuar dje të rinjve shkodranë që të jenë më aktivë në jetën e partisë pasi siç premtoi ai hapësira e tyre në këtë parti do të jetë shumë e madhe. Z.Meta ishte sot në Shkodër, ku veç disa takimeve të zhvilluara me strukturat e qytetit, u ndal dhe në komunën e Anës së Malit, në Malësinë e Madhe. Në takimin me forumin rinor të LSI-së në qytetin e Shkodrës, Meta nënvizoi se të rinjtë janë prioritet për LSI-në. Madje, tha ai, të rinjtë do të kenë përfaqësuesit e tyre në strukturat më të larta të LSI-së, qoftë në kryesi, si dhe në parlamentin shqiptar. LRI do të ketë kandidatët e saj për për deputetë, tha kreu i LSI-së, duke shprehur besimin se përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje do të jenë deputetë në parlamentin e ardhshëm. Z.Meta vuri në dukje se LSI synon të ketë dy deputetë në qarkun e Shkodrës. Në listën e 11 kandidatëve që ka LSI në këtë qark, deri tani thuhet se janë më të votuarit Sokol Axhemi dhe biznesmeni Seit Fishta, përfundoi ai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›