Beqiri: Ligji i dosjeve i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë
> Forumi i Avokatëve për Drejtësi, kërkesë Gjykatën Kushtetuese për ligjin e dosjeve
Pas depozitimit të kërkesës prej 25 faqesh në Gjykatën Kushtetuese nga deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj për pezullimin e ligjit të dosjeve të miratuar vetëm nga mazhoranca, të njëjtën rrugë ka ndjekur dje Forumi i Avokatëve për Drejtësi. Përfaqësuesi i tyre, Idajet Beqiri i ka depozituar dje Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për ligjin e dosjeve. Sipas kërkesës, ky ligj vjen në kundërshtim të hapur me nenet të Kushtetutës së Shqipërisë si dhe me aktet juridike ndërkombëtare, të cilat Republika e Shqipërisë i ka ratifikuar dhe i ka bërë pjesë të legjislacionit të vendit, posaçërisht me Konventën Evropiane Për të Drejtat Dhe Liritë e Njeriut. Gjithashtu, thuhet në kërkesë se ky Ligj cenon rëndë parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, të drejtën e prezumimit të pafajësisë, të drejtën e mosgjykimit kolektiv, të paragjykuar dhe pa proces të rregullt gjyqësor të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, të drejtën për tu zgjedhur, të drejtën për të mos u dënuar dy e më shumë herë për të njëjtën veprim, të drejtën për punë, të drejtën për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit njerëzor etj. Ky Ligj nëpërkëmb në mënyrë të hapur parimet universale demokratike të ndërtimit dhe të funksionimit të shtetit, të ligjit dhe fuqisë zbatuese të tij, të parimit universal para ligjit të gjithë të barabartë dhe të gjithë janë të detyruar të njohin dhe zbatojnë në hapësirë dhe në kohë ligjet në fuqi,-vijohet të thuhet në kërkesë. Ligji Për Pastërtinë e Figurës së Funksionarëve të Lartë të Administratës Publike dhe të Zgjedhurve, duke nëpërkëmbur haptaz Kushtetutën e republikës së Shqipërisë për mandatin e institucioneve më të rëndësishme të vendit të vendosura me Kushtetutë dhe me ligje organike me 3/5 e votave të Kuvendit, sipas kërkesës, fut në kolapsin dramatik dhe tragjik të shkatërrimit të gjithë sistemit të Drejtësisë, shkelë në mënyrë të hapur pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe e nënshtron pa kushte organin e akuzës para ekzekutivit shqiptar. Me qenë se qëllimi i vetëm i LigjitPër Pastërtinë e Figurës së Funksionarëve të Lartë të Administratës Publike dhe të të Zgjedhurve është seleksionimi i disa emra të përveçëm në organin e akuzës, në sistemin e gjyqësorit të vendit si dhe eliminimi nga e drejta e zgjedhjes si deputet për në Kuvendin e Shqipërisë të disa qytetarë të përveçëm që konsiderohen armiqtë të Qeverisë, të shpallet si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ti rekomandohet Qeverisë që të gjejë rrugë dhe mjete të tjera për ta bërë këtë seleksionim demokratik,- theksohet në kërkesë. Sipas ligjit, Për Pastërtinë e Figurës së Funksionarëve të Lartë të Administratës Publike dhe të të Zgjedhurve, Autoriteti i Kontrollit të Figurës, me gjithë se caktohen me një ligj që është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me një shumicë të thjeshtë votash, merr kompetencat që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjet organike të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë me 3/5 e votave i japin Presidentit të Republikës, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, etj.