E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë: LSI nuk voton buxhetin e 2009

>Buxheti i Bashkisë së Korçës për vitin 2009 rrezikon të mos miratohet për shkak të votave kundër të LSI. Pasi kjo e fundit ka ngritur pretendime lidhur me transparencën e investimeve të 2008-ës, ndërkohë që sipas përfaqësuesve të saj politike në këshill, synohet që të debatohet për të përmirësuar shërbimet dhe investimet gjatë vitit në vazhdim. Kryetari i bashkisë, Niko Peleshi ka thënë se loja politike e LSI rrezikon të sabotojë buxhetin me pasoja për vetë qytetarët. Nëse ky buxhet nuk do të miratohet, për shkak te synimeve të partive për të grumbulluar një kosh me vota, do të sjellë një reagim qytetar ndaj politikës së vjetër, ka pohuar Peleshi. Ndërsa perfaqesuesi i LSI, Riza Ashimi ka argumentuar: Ne që para 3 ditesh kemi kërkuar që miratimi i buxhetit të vitit 2009 të shtyhet për disa ditë më vonë, për arsye se nuk kishte asnjë të dhënë për rezultatet e vitit 2008. Kalimi i buxhetit varet nga tre vota që ka LSI në këshill. Në kushtet kur balancat janë 18 këshilltarë të së majtës me 17 të krahut të djathtë, mjafton edhe një votë për të vënë në dilemë miratimin e këtij buxheti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›