Buxheti i familjeve, shqiptarët dyfishojnë shpenzimet
Familjet shqiptarë harxhojnë rreth 2 herë më shumë se 7 vjet më parë. Buxheti familjar i çdo familjeje shqiptare është rritur për sa u përket shpenzimeve mujore, si në zonat urbane, ashtu dhe në ato rurale. Rreth gjysma e buxhetit familjar shkon për të mbuluar shpenzimet për ushqim, më pas vijnë shpenzimet për banesa të reja, mobilim banese, veshje, kujdes shëndetësor etj. INSTAT ka bërë publik dje të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjes 2006-2007, realizuar nga një kampion prej 6.025 familjesh, që bëjnë të mundur përshkrimin e shpenzimeve për konsum të familjeve shqiptare. Tirana është qyteti që ka shpenzimet më të larta mujore në një familje me rreth 83 mijë lekë, ndërsa qyteti i Dibrës është ai që ka shpenzimet më të pakta të buxhetit familjar, me 51 mijë lekë. Sipas këtij anketimi rezulton se shpenzimet mesatare mujore të familjeve vlerësohen në shifrën 69 mijë lekë, duke pasur parasysh se një familje në Shqipëri përbëhet mesatarisht nga 4 persona. Shuma totale e shpenzimeve mujore të familjeve shqiptare, që vlerësohet të jenë rreth 752 mijë familje, arrin në 52 miliardë lekë në muaj. Sipas INSTAT, nëse konsiderojmë shpenzimet mesatare mujore për frymë në periudhën njëvjeçare të kryerjes së anketës, rezulton se një individ në Shqipëri shpenzon mesatarisht rreth 17 mijë lekë në muaj nga të cilat 9 mijë lekë për konsum ushqimor dhe 8 mijë lekë për konsum joushqimor. Duke krahasuar evolucionin e konsumit nga viti 1999-2000, kur është kryer anketa paraardhëse e buxhetit të familjes, por vetëm për zonën urbane të Shqipërisë, në krahasim me përfshirjen totale të territorit të vendit në 2006-2007, INSTAT nxjerr si rezultat se konsumi mesatar mujor për frymë ka pasur një rritje prej rreth 2.2 herë. Duke pasur parasysh që inflacioni është rritur 23.2% në periudhën 2000-2007, rezulton se shpenzimet reale për frymë janë rritur rreth 1.8 herë. Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Ines Nurja, vuri theksin në rëndësinë që ka ky anketim, pasi ndryshe nga anketa e vitit 2000, kjo anketë është realizuar në të gjithë territorin e Shqipërisë sipas ndarjes së re administrative, pra në nivel prefekturash, qytetesh dhe komunash. “Pra një nga risitë e kësaj ankete është se ajo paraqet për herë të parë të dhëna mbi konsumin final të popullatës në shkallë vendi”, - u shpreh Nurja. Sipas saj, të dhënat e kësaj ankete kanë një përdorim të gjerë, duke filluar nga ekzekutivi, i cili ndërmerr politika mbi nivelin e jetesës, si në nivel makroekonomik, ashtu dhe atë mikroekonomik të vendit. Ndërkohë që përdorues të gjerë të këtyre të dhënave janë dhe administrata publike, media, studiuesit, sipërmarrësit e korporatat etj. “Vlen të theksoj se Anketa e Buxhetit të Familjeve është bazuar në ligjet e vendit tonë dhe rekomandimeve dhe klasifikimeve ndërkombëtare. Konceptet dhe definicionet e kësaj ankete janë në përputhje me vendet anëtare të Bashkimit Evropian sipas standardeve të Eurostat-it”, - ka theksuar drejtoresha Nurja. Ky anketim është realizuar me ndihmën e Bankës Botërore dhe Departamentit për Zhvillimin Ndërkombëtar, të cilat kanë mbështetur financiarisht dhe me asistencë teknike INSTAT-in gjatë gjithë periudhës së kryerjes së kësaj ankete.
Shpenzimet mujore, gjysma e buxhetit për ushqim
Struktura e konsumit të familjeve shqiptare është paraqitur sipas ndarjes në 12 grupet bazë të konsumit, që janë ushqimi, pije alkoolike, duhan, veshje dhe këpucë, banesa, mobilim, shëndet, transport, komunikim, argëtim, kulturë, arsim, restorante hotele, si dhe të tjera mallra dhe shërbime. Sipas INSTAT, në ndryshim nga shpenzimet totale të familjeve për konsum, struktura apo përqindja e buxhetit familjar nuk ndryshon në mënyrë të ndjeshme krahasuar me strukturën që rezulton nga ABF 1999-2000 në zonat urbane. Anketimet kanë nxjerrë në pah se ushqimi (pa përfshirë pijet alkoolike) mbetet një element i rëndësishëm në buxhetin familjar, duke zënë 47.6 për qind të tij. Në këtë grup, peshën më të madhe e zë shpenzimi për “mish dhe nënprodukte” që përbën rreth 22.5 për qind të buxhetit brenda grupit. Produktet që vijnë më pas për nga vlera e shpenzuar janë “qumështi, vezët dhe nënproduktet e tij” (me një peshë prej 16.1 për qind) si dhe “bukë dhe drithëra” (15.5 për qind). Nëngrupet që vijnë më pas janë perimet që zënë 14 për qind të grupit kryesor dhe frutat që zënë 8.8 për qind. Për sa i përket grupit pije alkoolike dhe duhan, rezulton se në familjet shqiptare konsumohet për to rreth 4.3 për qind e buxhetit, ku vetëm duhani zë një peshë prej 50.6 për qind brenda grupit. Konsumi jashtë shtëpisë, në fast food, bar dhe hotele/restorante, përbën 5 për qind të buxhetit të familjeve shqiptare.
Shëndeti, shqiptarët shpenzojnë më shumë për veten
Një rritje në krahasim me 1999-2000, për sa i përket kuotës së shpenzimeve totale që familjet i dedikojnë kujdesit për shëndetin si dhe komunikacionit, paraqesin grupet “Kujdes shëndetësor” dhe “Komunikim”, ku peshën më të madhe e zënë përkatësisht: blerja e medikamenteve me rreth 71.4 për qind dhe shpenzimet për shërbime telefonie me 92.5 për qind brenda grupeve përkatës. Po me rritje, megjithëse në një shkallë më të vogël, paraqitet grupi “Veshje dhe këpucë”, i cili zë 6.2 për qind të konsumit total. Brenda këtij grupi, veshjet zënë një peshë prej rreth 68 për qind, ndërsa zëri “Këpucë dhe të ngjashme” 26 për qind. Grupi “Banesa” me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar efektivisht dhe riparime të vogla zë 7.4 për qind të totalit të buxhetit familjar. Rreth 44 për qind e këtyre shpenzimeve shkojnë për pagesën e energjisë elektrike dhe 27.4 për qind për ngrohje, ndërsa 7.8 për qind shkojnë për shpenzimet për qira. Duhet të theksojmë se përqindja e familjeve që deklarojnë se paguajnë aktualisht qira për banesën e tyre është mjaft e ulët, vetëm 3.4 për qind.
Grupi “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” paraqet një stabilitet në strukturën e shpenzimeve totale, rreth 6.3 për qind brenda të cilit artikujt shtëpiakë joafatgjatë kanë një peshë që zë me shumë se gjysmën e shpenzimeve (rreth 60 për qind). Ndër grupet që paraqesin një ulje për sa i përket kuotës që zënë ndaj shpenzimeve totale, janë “arsimi” dhe “të tjera mallra dhe shërbime”. Shpenzimet për arsim zënë 1.7 për qind të buxhetit gjithsej. Brenda këtij grupi pagesat në lidhje me arsimin e lartë zënë 62.6 për qind. Shpenzimet që familjet shqiptare i dedikojnë grupit “Të tjera mallra dhe shërbime” zënë një peshë prej 5.5 për qind të buxhetit total. Në këtë grup përfshihen: “shpenzime për kujdes personal”, “shpenzime të jashtëzakonshme të kryera nga familjet në raste ceremonish dhe festash”, “pagesat për shërbime të ndryshme financiare private”, si dhe "sigurimet”. Brenda grupit, zëri “artikuj dhe produkte për kujdes personal” zë peshën më të madhe, rreth 54 për qind. Shpenzimet e përfshira në grupin “transport” zënë 6.2 për qind të totalit. Peshën më të madhe brenda grupit e përbëjnë shpenzimet që i referohen lëvizjes me mjete publike apo private, si “shpenzime për transport rrugor”, rreth 32 për qind dhe “karburant dhe lubrifikantë” me 40.3 për qind ndjekur nga zërat “pjesë këmbimi dhe aksesorë” (11.2 për qind) si dhe “mirëmbajtje dhe riparime” (9.2 për qind). Shifrat e fundit tregojnë për një peshë gjithnjë e më të rëndësishme të shpenzimeve për mjete të transportit privat ndaj totalit të transportit në përgjithësi.
Tirana, familjet kryeqytetase harxhojnë më shumë në gjithë vendin
Familjet kryeqytetase sipas anketimit të fundit të INSTAT janë ato që shpenzojnë më shumë për buxhetin familjar mujor. Një familje në Tiranë sipas këtij anketimi shpenzon rreth 84 mijë lekë në muaj, duke u renditur në krye të klasifikimit ndër 12 prefekturat ku është kryer anketimi. Anketa e Buxhetit të Familjes mundëson analizën e të dhënave statistikore në 12+1 prefektura. Sipas INSTAT, Tirana paraqet konsumin më të lartë në vlerë krahasuar me të gjitha prefekturat e tjera, një familje e kryeqytetit shpenzon mesatarisht në muaj 83.800 lekë. Prefekturat që paraqesin shpenzimet më të larta për konsum, pas Tiranës, janë Durrësi dhe Gjirokastra me konsum mujor familjar përkatësisht 82.900 dhe 82.800 lekë. Prefektura me nivel më të ulët të shpenzimeve për konsum është ajo e Dibrës dhe e Beratit përkatësisht me 51.300 dhe 54.100 lekë në muaj për familje.
Fshati konsumon më shumë ushqim dhe duhan se qyteti
Realizimi për herë të parë i Anketës së Buxhetit të Familjes në Shqipëri edhe në zonën rurale bën të mundur krahasimin e nivelit të konsumit të kësaj zone me atë urbane. Grafiku i mëposhtëm paraqet nivelin e konsumit të familjeve shqiptare sipas zonave të vendbanimit. Kuota më e lartë e buxhetit total të familjeve, shpenzimet ushqimore, arrijnë në 49.5 për qind në zonën rurale kundrejt 45.8 për qind në zonën urbane. Në zonën rurale kuota e shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan është më e lartë se në zonën urbane, 4.9 për qind kundrejt vetëm 3.8 për qind. Megjithatë, shpenzimet për hotele dhe restorante zënë një peshë më të vogël në buxhetin e familjeve rurale në krahasim me ato urbane, përkatësisht 4.8 kundrejt 5.2 për qind. Zona rurale paraqet përqindje më të lartë të shpenzimeve për transport: 6.7 për qind kundrejt 5.8 për qind në zonat urbane. Gjithashtu, në zonën rurale vihen re shpenzime më të larta në përqindje ndaj totalit, te grupeve: kujdes shëndetësor, 4.4 për qind kundrejt 3.8 për qind në zonat urbane, si dhe mirëmbajtje dhe mobilim i banesës, 4.4 kundrejt 3.8 për qind. Zona urbane konsumon më shumë për shërbimet e banesës: 8.2 për qind kundrejt 6.4 për qind në zonat rurale; për komunikim: 3.5 kundrejt 2.3 për qind; arsim: 2.3 kundrejt vetëm 1.0 për qind; argëtim dhe kulturë 3.5 kundrejt 2.7 për qind si dhe për të tjera mallra dhe shërbime 6.1 kundrejt 4.9 për qind.
Shpenzimet për frymë, disnivel mes shumicës e pakicës
Një analizë e shpërndarjes së nivelit të shpenzimeve për konsum tregon se 90 për qind e familjeve shqiptare arrijnë në rreth 77 për qind të vlerës së konsumit total të popullatës, duke shpenzuar mesatarisht rreth 60 mijë lekë në muaj. Pra, vetëm 10 për qind e familjeve në Shqipëri shpenzon rreth 23 për qind të totalit, duke konsumuar rreth 153 mijë lekë në muaj për familje. Këto rezultate në terma unitarë (konsumi mujor mesatar për frymë) tregojnë për një disnivel në Shqipëri: shumica e popullsisë që korrespondon me 90% të familjeve shpenzon rreth 16 mijë lekë në muaj, ndërsa një pjesë mjaft e vogël që korrespondon me 10% të familjeve shpenzon rreth 52 mijë lekë në muaj ose 3 herë më shumë.
Shpenzimeve të konsumit sipas tipit të familjes
Niveli dhe struktura e shpenzimeve për konsum ndryshojnë në varësi të madhësisë dhe përbërjes familjare që ndikojnë në mënyrën e alokimit të buxhetit të disponueshëm.
Familjet e përbëra nga një person i vetëm dhe çiftet pa fëmijë, shpenzojnë më shumë për ushqim krahasuar me tipet e tjera të familjeve. Gjithashtu familjet me një person të vetëm dhe çiftet pa fëmijë shpenzojnë më shumë se tipet e tjera të familjeve për kujdes shëndetësor dhe për banesën. Kjo vjen për arsye se familjet më të mëdha në numër përfitojnë dhe nga efekti i ekonomive të shkallës për këto zëra. Ndërsa shpenzimet për arsim ose për veshje dhe këpucë janë më të larta në familjet me 1, 2 dhe 3 fëmijë. Po kështu prezenca e fëmijëve sjell shpenzime më të larta në transport, komunikim si dhe në zërin “restorante dhe hotele”.