E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Euromax” kalon nën kontrollin e “Delta Maxi” dhe “Weakstead Real Estate B.V.”



Shoqëria “EUROMAX” sh.p.k kalon nën kontrollin e plotë të shoqërive "DELTA MAXI" d.o.o dhe "Weakstead Real Estate B.V.". Komisioni i Konkurrencës, në vartësi të Autoritetit të Konkurrencës, miratoi në mbledhjen zhvilluar dje raportin në lidhje me përfitimin e plotë të kontrollit nga shoqëritë Delta Maxi d.o.o dhe Weakstead Real Estate B.V. mbi veprimtarinë tregtare (rrjetin e supermarketeve) të Euromax sh.p.k, pasi ky veprim nuk krijon ose forcon një pozitë dominuese në tregun përkatës. Marrëveshja e shitblerjes të së drejtës së votës së shoqërisë Euromax sh.p.k, 95% nga shoqëria Delta Maxi Ltd. dhe 5% nga Weakstead Real Estate B.V., është nënshkruar më datë 19 maj 2008. Sipas kësaj marrëveshjeje, palët pjesëmarrëse ushtrojnë veprimtarinë e tyre në të njëjtin nivel të tregut të produktit: tregtimi me pakicë i produkteve të ndryshme ushqimore dhe jo ushqimore nëpërmjet rrjetit të supermaketeve/dyqaneve jo të specializuara. Veprimtaria e tyre nuk ka mbivendosje/tregje të prekura, mbasi palët veprojnë në tregje të ndryshme gjeografike dhe nuk kanë klientë të përbashkët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›