Buxheti i shtetit kalon me 77 vota pro, 45 kundër
Kuvendi miratoi dje në parim buxhetin e shtetit për vitin 2009, me 77 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim. Buxheti dje ishte vetëm për votim, pasi diskutimi ishte bërë disa ditë më parë. Deputetët e opozitës kthyen në vëmendje edhe një herë çështjen e shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, tha se rruga Durrës-Kukës po gllabëron fondet e shtetit. Ai tha më tej se në këtë rrugë po bëhen vjedhje. Sipas Braçes, 8 miliardë lekë kanë shkuar vetëm për indeksim inflacioni në këtë rrugë. “Vetëm abuzimi me rritjen e çmimeve për gërmimin e rrugës Rrëshen-Kalimash është 232 milionë euro dhe këto para do të mjaftonin të ndërtoheshin 15 mijë e 900 apartamente. Kjo është vjedhja më e madhe në historinë e vendit dhe shqiptarët do të paguajnë për këtë vjedhje për vite me radhë”, - tha Braçe. Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës nuk kanë preferuar të komentojnë këtë rrugë, me përjashtim të ministrit të Transporteve, Olldashi. “Pse ke frikë të vizitosh rrugën Erion. Bën mirë të shkosh ta shohësh njëherë, pastaj të flasësh”, - tha Olldashi. Deputeti i PD-së në zonën e Kukësit, Fatos Hoxha, tha se “kryetari i PS-së kur vjen në Kukës, vjen natën dhe ikën përsëri natën vetëm për t’iu shmangur rrugës”. Në diskutimin e tij disa ditë më parë për buxhetin, Kryeministri Berisha e vlerësoi atë si përmbushës të premtimeve të qeverisë. “Buxheti i vitit 2009 ndryshon për mirë rrjedhën e 800 mijë familjeve shqiptare. Gjithashtu, ky buxhet është buxheti i 520 mijë pensionistëve, të cilët do të marrin një pension rreth 50% më të madh që nga 1 maji i vitit 2009. 123 mijë lekë do jenë pensionet në qytet, ndërkohë që pensioni i invalidëve do shkojë në 110 mijë lekë. Pagat janë rritur deri në 70 për qind më shumë”, - ka deklaruar Berisha.
Shifrat e buxhetit 2009 janë më të lartat që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar. Viti 2009 do të ketë rreth 5 miliardë dollarë shpenzime. Fondi për investimet llogaritet në 100 miliardë lekë. Grantet konkurruese në vitin 2009 llogariten 8.7 miliardë lekë, 4 miliardë për rrugët dhe pjesa tjetër për ujësjellës, shkolla e shërbime të tjera lokale. Ky buxhet bën të mundur rritjen me 37 për qind të financimit të qeverive vendore nga qeveria qendrore. Në vitin 2009 ritmi i rritjes së të ardhurave llogaritet 10-11%. Buxheti i vitit 2009 realizon të gjitha premtimet për rritjen e pagave dhe pensioneve. Me shtesën që do të bëhet vitin e ardhshëm, të 44 mijë arsimtarët shqiptarë do të ndiejnë dyfishimin e rrogave. Po ashtu, me shtesën që do t’i bëhet vitin e ardhshëm, 14 mijë infermierët shqiptarë do të kenë dyfishim të pagave. Rritje të ndjeshme të pensionit me 10 për qind, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje me 20 për qind, rritje kjo që garanton dyfishimin e pensioneve të tyre. Përfundimisht, pësojnë rritje të gjitha pensionet e natyrave të ndryshme, si dhe ndihma ekonomike.