E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati për presidentin,Topi kokë më kokë me Berishën

• Debatet e fundit lidhur me disa amendime të PD-së për prekjen e kompetencave të Presidentit, kanë detyruar kreun e shtetit të zhvillojë disa takime dje, me Kryeministrin

Berisha, mbështetës të tij në PD si dhe me bashkë hartuesin e Kushtetutës dhe kryetarin e asamblesë së PR-së, Sabri Godo. Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë të ditur për gazetën se rreth orës 12:30, kreu i qeverisë është parë të shkojë në selinë e Presidencës, ku ka qëndruar për rreth 60 minuta me kreun e shtetit. Por asnjëra prej palëve nuk bën të ditur detaje të këtij takimi. Ndërkohë, pas takimit me Kryeministrin Berisha, Presidenti Topi ka pritur në zyrën e tij katër deputetë të grupit parlamentar të PD-së, të cilët njihen edhe si mbështetës të tij. Për më shumë se 30 minuta Topi ka diskutuar me Bujar Leskajn, Sali Shehun, Pal Dajçin dhe Engjëll Carën. Të kontaktuar nga gazeta, ata kanë pranuar se janë takuar me kreun e shtetit, por nuk kanë bërë të ditur për arsyet e këtij takimi. Ndërkohë që pas tyre, Topi ka zhvilluar një takim edhe me një nga hartuesit e kushtetutës, Sabri Godon. Këto takime të Presidentit Topi, vijnë në një moment kur PD-ja ka paraqitur një draft me disa amendamente në Kushtetutë, të cilat prekin edhe kapitullin e Presidentit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Godo pak ditë më parë ka kundërshtuar disa nga pikat e këtij drafti, veçanërisht atë që kishte të bënte me kundërfirmosjen e dekreteve të Presidentit nga Kryeministri. Pas kritikave të shumta PD-ja u tërhoq nga kjo pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›