Malaj kërkon sqarime nga Rama
• Anëtari i kryesisë socialiste, Arben Malaj, gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë është shprehur skeptik në lidhje me propozimet e paraqitura nga Partia Demokratike.
“Propozimet e Partisë Demokratike kanë qenë pjesë e paktit që PS-ja ka ofruar për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi?”, mësohet t’i jetë drejtuar Malaj kryetarit socialist, Edi Rama. Nga ana e tij, Rama ka sqaruar se PS-ja vazhdimisht ka kërkuar një stabilitet politik, që nis me Parlamentin, për zgjedhjen e presidentit, por dhe votëbesimin ose mosbesimin e kryeministrit”. “Ndërsa çështja e mandatit të prokurorit të Përgjithshëm është trajtuar gjerësisht në të gjitha komunikimet me forumet, por dhe ato mediatike”, është shprehur Rama.