Ngjela: Bollano për ndjekje penale
• Deputeti i djathtë, Spartak Ngjela, i kërkon publikisht ndjekjen penale dhe shkarkim të kreut të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
Në diskutimin e tij në seancën e djeshme parlamentare, Ngjela kërkoi ndërhyrjen e mënjëhershme të presidentit, Bamir Topi në zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi Bollano ka fyer popullin shqiptar. "Para disa ditësh një kryetar bashkie dhe kundërshtar i hapur i shqiptarëve ka tentuar të fyejë popullin shqiptar dhe historinë shqiptare. Kryetari i Bashkisë së Himarës duhet të pushohet menjëherë dhe t'i dërgohet akuzës për ta çuar në gjykatë", tha Ngjela. Deputeti i djathtë duke e cilësuar këtë ngjarje si falimentim të qeverisjes dhe Parlamentit i kërkoj presidentit shqiptar që të ndërhyjë dhe ta zgjidhë menjëherë këtë çështje. "Zoti President, ju duhet t'i kërkoni menjëherë Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë procesin penal kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës, sepse ka dhunuar Kushtetutën dhe ka fyer popullin shqiptar, madje jo vetëm kaq, por ka marrë pjesë në një tubim ku ka thirrur 'jashtë shqiptarët nga Shqipëria'. Kërkoj të vihet në vend nderi i shqiptarëve", theksoi Ngjela. Gjithashtu ai akuzoi Bollanon si pengues të investimeve në Himarë. "Jam interesuar për këtë çështje, kryetari i bashkisë bllokon qëllimisht investimet. Le ta dijë dhe kjo parti që e mbron, PBDNJ, se ai e cilëson Skënderbeun, heroin tonë kombëtar me emrin Jorgos. Si ka mundësi që ai fyen e ndryshon historinë e kombit tonë, ku në faqen e internetit të bashkisë cilësohet në këtë mënyrë. Ne nuk do të lejojmë njeri të tallet me simbolet tona", u shpreh Ngjela. Diskutimi i tij është duartrokitur nga pjesa më e madhe deputetëve në sallë.