“Si i thamë Berishës që në Gërdec i vdiq baxhanaku”
• Bashkëshortja e Kryeministrit, në një intervistë ekskluzive për "Panorama", rrëfehet për orët pas tragjedisë.
Mirela Sula
Liri Berisha tregon për herë të parë të vërtetën për motrën dhe burrin e saj që vdiq në Gërdec. Si e mori lajmin e shpërthimit dhe çfarë ndodhi në familjen kryeministrore gjatë ditëve në vijim. Marrëdhëniet me të motrën e burrin e saj dhe takimi i fundit me Muhamet Hoxhën, gjatë Vitit të Ri. Pse Berisha nuk e kishte takuar asnjëherë dhe historia e jetës të motrës. Kush i tha që në listën e emrave të viktimave të Gërdecit ishte edhe baxhanaku i tij dhe reagimi i Berishës. Sulmet ndaj Shkëlzenit dhe Saliut. Sa ndikoi ngjarja në jetën e familjes kryeministrore dhe ndihma për të mbijetuarit në Konvaleshencën e Durrësit. Për herë të parë, lexuesit e "Panorama" mund të krijojnë një tablo të qartë të lidhjeve të familjes kryeministrore. Pse Hoxha punonte në Gërdec dhe sa kohë kishte që ishte kthyer nga Anglia.
Si e morët vesh ngjarjen e Gërdecit dhe cilat kanë qenë përjetimet tuaja atë moment?
Kam qenë në Durrës në rezidencën qeveritare, kur ndjeva një zhurmë të fortë. Atë moment po flisja në telefon me dikë dhe dëgjoj një buçimë nga toka, që nuk më ngjau me tërmet, por më dha ndjesinë e shpërthimit. Dola menjëherë përjashta për të parë ç'kishte ndodhur... Mendja më shkoi te cisternat e Durrësit. Jashtë shoh kërpudhën në qiell, fare afër, dhe më shkoi mendja tek një akt terrorist, duke qenë se ishim në prag të ftesës për në NATO. M'u duk sikur kishte shpërthyer një bombë atomike. Më bëjnë një telefonatë dhe një mik i familjes më tregon se ndodhej në Marikaj dhe se aty kishte ndodhur një shpërthim, duke më folur për një tragjedi. "Më duket se ka plasur një depo ushtarake", më thotë. Menjëherë më merr Saliu, i cili më thotë: "Liri ka ndodhur diçka shumë e rëndë". E pyes nëse ka të vdekur dhe ai më përgjigjet: "Me siguri që ka, por do Zoti nuk ka shumë…". Më pas ajo ditë ka shkuar me telefonata, lajme që vinin nga disa burime, shumë emocione dhe keqardhje ndaj atyre që përjetonin atë situatë të vështirë. Kemi ndjekur pa fund ekranet televizive, së bashku me fëmijët dhe me nipërit. Me Saliun nuk u lidha dot gjatë gjithë ditës, sepse e ka patur gjithë kohën të zënë telefonin.
Pra, kaluan 24 orë pa komunikuar me bashkëshortin. Çfarë ndjesish kishit?
Jashtëzakonisht të rënda. Kemi ndenjur para televizorit, pa ngrënë asgjë, përveçse kemi pirë kafe pa fund. Nuk kemi fjetur fare atë natë dhe jemi kthyer në Tiranë të nesërmen. E kam përjetuar me shumë dhimbje dhe shumë gjatë atë katastrofë. Akoma jam nën efektin e mërzitjes që më ka krijuar Gërdeci.
Ndërkohë që vazhdonte emergjenca, situata u rëndua dhe politikisht. Shigjetat u drejtuan të gjitha drejt qeverisë dhe në veçanti ndaj zotit Berisha. Më pas u përfol dhe djali juaj Shkëlzeni. Si u ndjetë si nënë?
Deri sa shigjetat ishin të drejtuara nga Saliu, m'u duk një situatë e zakonshme, sepse ishte një gjë që e prisja që do të ndodhte. Ndërsa me djalin jam ndjerë pak keq. Akuza ndaj Saliut ka pasur mjaft dhe me kohën jam mësuar të dalloj akuzat me sfond politik nga keqdashjet tendencioze. Familja ime ka qenë shpesh e shigjetuar nga sulmet mediatike. Kur filloi fushata ndaj vajzës sime, Argitës, fillimisht më bëri përshtypje, sepse kisha merakun e vajzës, por më pas çështja u sqarua. Argita ishte e gatshme t'i shkonte deri në fund dhe më pas mediat nisën ta atakonin për faktin se shumë politikanë ishin miq apo shoqe të saj, por kjo nuk më ka bërë shumë përshtypje. Por Shkëlzenin nuk e kishin atakuar kurrë. Ai ka jetuar për shumë vite jashtë dhe për më tepër nuk është përfshirë kurrë në debate të tilla. Ata futën Shkëlzenin në një moment shumë të vështirë për të goditur politikisht Saliun.
Po kur u takuat pas 24 orësh me z.Berisha, çfarë ndodhi?
Saliu ishte shumë i lodhur kur u takuam, shumë i mërzitur. I duhej të përballonte shumë gjëra: duhet të përballonte emergjencën, luftën e rëndë politike, presionin e madh popullor e mediatik, mbledhjet e njëpasnjëshme të qeverisë. Duhet pasur parasysh që, edhe pse duket njeri i fortë, Saliu është njeri shumë i ndjeshëm, veçanërisht ndaj njerëzve që vuajnë. Duke e ditur këtë fakt nuk i kam kërkuar asgjë, asnjë shpjegim, sepse më dukej se do e mërzisja akoma dhe më shumë. Në momente të rënda jam përpjekur gjithnjë t'i krijoj një klimë pozitive dhe të ngrohtë familjare.
Një nga çështjet më të përfolura mediatike ishte dhe baxhanaku i zotit Berisha, pra burri i motrës suaj. Ishte koincidencë apo dhe kjo goditje me këndvështrim politik?
Motra ime ka pasur një jetë shumë të vështirë. Pas një divorci të dhimbshëm dhe një problem shëndetësor me djalin (i cili vuan nga sklerozë multipla e avancuar që në moshë të re) kishte shkuar të jetonte në Londër bashkë me dy fëmijët e saj. Fëmijët kanë vazhduar shkollat dhe janë martuar, duke krijuar jetën e tyre. Ndërkohë që fëmijët janë rregulluar, ajo ka bërë një martesë të dytë. Fakti që djali i saj ka një problem të rëndë shëndetësor, më kishte bërë që më shumë të merresha me gjendjen e tij fizike sesa me problemet e tjera. Para 3 muajsh, pasi ime motër doli në pension, u kthye të jetonte në Shqipëri. Për Vit të Ri unë e takova për herë të parë burrin e saj. Aty u fol që ai ishte gati për t'u futur në punë, sepse nuk i pëlqente të rrinte kot. Ishte hera e parë dhe e fundit që e pashë. Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo m'u përgjigj: "Mban ca arka municionesh". Është i kënaqur me punën? - e pyeta. "Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak sa të gjejë një punë tjetër më të mirë". Në kohën që vdiq kishte marrë vetëm dy rroga.
Pra, zoti Berisha nuk e njihte fare baxhanakun e tij?
Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: "E zeza, si nuk ia kemi thënë!". Ato kohë kishim trevjetorin e vdekjes së mamasë dhe kishim menduar që ta linim për më vonë prezantimin familjar me njerëzit e familjes. Isha unë ajo që ia caktova si detyrë tim biri t'ia shpjegonte situatën të atit. Dhe, në fakt, ka qenë Shkëlzeni që ia ka shpjeguar. Kur e merr vesh historinë e sime motre, Saliu u shpreh: "Ç'fatkeqësi, ç'fat paska pasur ajo grua…!".
Mbas gjithë kësaj periudhe të vështirë keni filluar të qetësoheni ndopak?
Kam nisur të qetësohem tani që kam shkuar shpesh në Konvaleshencë, ku janë vendosur banorët e Gërdecit dhe kam parë me çfarë fisnikërie ato shprehen. Kur i kam pyetur për nevojat që kishin, të gjithë më falënderonin. Kjo më dukej e çuditshme pas gjithë asaj që kishte ndodhur. Njëri prej tyre më tha: "Të falënderoj se po na ktheni atë që kemi pasur dhe po na e ktheni shumë shpejt. Të them faleminderit se na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar, po na bëni shtëpi të reja, duke na rikthyer atë që kemi humbur. Ne i kemi ndërtuar vetë shtëpitë mbi krater, duke e ditur që poshtë ishin depot e armëve, i dërguam vetë gratë, vajzat tona dhe mbi të gjitha fëmijët për të punuar aty, megjithëse ia dinim rrezikun". Për mendimin tim ata njerëz janë shumë fisnikë, kanë humbur gjërat për të cilat kanë punuar gjithë jetën, është normale që të jenë të revoltuar. Për çudi ka ndodhur e kundërta. Çdo herë që shkoj më kanë thënë: "Hajde më shpesh!". Kjo më shtyn të bëj akoma dhe më shumë për ta. Me anë të Fondacionit që unë drejtoj, kemi dërguar shumë ndihma dhe jemi munduar të ndihmojmë sadopak në lehtësimin e halleve që kanë. Duke krijuar ambiente si biblioteka, interneti, fushë futbolli, parukeri për gratë e shumë aktivitete, jam përpjekur që të kontribuoj sa mundem për ata njerëz të mirë.
“Vazhdoj të jem pediatrja e lagjes numër 4”
E vazhdon akoma profesionin e saj si pediatre në lagjen numër 4, pa e ndërprerë punën asnjëherë. Çdo mëngjes rreket në punë, bën vizitat me pacientët e saj të vegjël, pret njerëz pa fund nga të gjitha shtresat dhe nivelet. Ndjehet shumë e lidhur me familjarët, banorët e lagjes, por edhe me kolegët. Kjo me sa duket është një nga arsyet pse vazhdon të punojë në po të njëjtën ambulancë, në lagjen e Brrakës. Po të largohej do t'i dukej sikur do t'i tradhtonte ata. Puna si pediatre i ka dhënë shumë kënaqësi, megjithëse shpesh i është dashur të sakrifikojë nga koha dhe vetja e saj. Ajo i pret ata në çdo moment, duke iu përgjigjur të gjitha nevojave dhe pyetjeve që ata shpesh i drejtojnë për të marrë këshillat dhe konsulencën e saj, kudo që ajo ndodhet.
Liri Berisha: Ankthi në Bukuresht, para ftesës
Pak ditë pas kthimit nga Bukureshti, ku Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në NATO, zonja Liri Berisha i është kthyer okupimeve të zakonshme të saj: Drejtimit të "Fondacioni i fëmijëve shqiptarë", profesionit të saj si pediatre dhe pa dyshim dhe protokollit qeveritar. Ajo ndan me gazetën në një intervistë, emocionet e ditëve të paharrueshme që kaloi në Bukuresht.
Momentet kur donte të shkelte protokollin dhe të nisej në pallatin e takimit të liderëve të NATO-s. Shija e hidhur e lajmeve shqiptare ditën para se të merrej vendimi dhe telefonata nga bashkëshorti për lajmin e shumëpritur. Orët e takimit në Bukuresht dhe përjetimi pas marrjes së ftesës. "Lajmin, Saliut, ia dha kryeministri belg".
Ka vetëm pak ditë që jeni kthyer nga një takim shumë madhështor dhe tepër i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. A mund të na përshkruani pak momentet që keni përjetuar?
Ka qenë një periudhë e mbushur me emocione të shumta: pozitive dhe negative. I kam përjetuar me shumë intensitet. Dilemat për mos hyrjen e Maqedonisë në momentin e fundit dhe hamendjet se mund të rrezikohej dhe Shqipëria, kanë qenë të shumta. Ndonëse isha siguruar nga ana e Saliut, se gjithçka shkonte mirë, kam qenë nën presionin e madh mediatik. Sapo binte poshtë varianti i Gërdecit, ngrihej hipoteza se Shqipëria nuk kishte ushtri të fortë etj., etj. Para se të niseshim për në Bukuresht, bashkë me Saliun shkuam në Durrës për të punuar. Ndërkohë që Saliu punonte në studio, unë ndoqa një emision në televizionin "Koha", ku ishte ftuar një politikane e majtë, e cila deklaronte se Shqipëria e ka të pasigurt ftesën për në NATO, disa shtete nuk do ia jepnin okay-n. Dhënia e asaj deklarate nga një politikane me peshë në PS, më tronditi shumë. Më tronditi, sepse nuk ishte një përfundim i një njeriu të zakonshëm, por vinte nga një politikane eksponente në partinë e saj. U shqetësova. Ndërrova kanal dhe në televizionin "News 24" shikoj me titra të shkruar: "Financial Times" deklaron se Shqipëria rrezikohet për hir të Maqedonisë. Mund t'ju them se gjendja para nisjes ka qenë e mbushur me frikë dhe pasiguri. Jemi nisur më pas në mëngjes, shumë herët.
Takimi i Bukureshtit u organizua në mënyrë perfekte, apo jo?
Takimet zyrtare kishin një protokoll të jashtëzakonshëm. Deri në darkë kemi qenë të gjithë bashkë me delegacionin në hollin e hotelit, duke pritur mbledhjen e shteteve të mëdha dhe vendimin e tyre. Deri në 1 të natës, sigurisht që opinioni ishte që Shqipëria dhe Kroacia e ka marrë ftesën, ndërkohë që Maqedonia jo. Atë natë nuk ka fjetur njeri gjumë nga gëzimi dhe nga emocioni. Edhe kur shkuam në dhomat tona vazhduam duke shkëmbyer telefonata me njëri-tjetrin. Ishte e pamundur të flije gjumë. Në orën 8 të mëngjesit, kur ishim gati për të dalë, kryeministri belg i afrohet Saliut dhe i thotë: "Kam kënaqësinë t'ju them i pari që Shqipëria u pranua. Po jua jap i pari urimin...!". Ne, grave, na kishin caktuar një protokoll të ndryshëm nga ai i bashkëshortëve tanë. Na kishin organizuar vizitë në një muze, në një fshat turistik dhe më pas në një sfilatë. T'ju them të drejtën isha e papërqendruar dhe nuk kisha pikën e dëshirës për të shkuar në ato aktivitete. Nuk doja të rrija larg atmosferës dhe emocionit të konfirmimit. I them Saliut të mos shkoja, por ai këmbënguli që të merrja pjesë. Bashkë me zonjën Topi, jemi larguar gati me zor, na u duk sikur na përzunë (qesh)… Fizikisht shkuam në muze, por me shpirt e zemër ishim atje…
Edhe pse e kishit marrë okay-in, përsëri kishit frikë?
Ishte tamam si nxënësi që ka mësuar shumë mirë, por prapë ndjen frikë. Kur shkuam në muze të gjithë u ulën, ndërsa unë nuk rrija dot. Me mendjen time bëja plan të "arratisesha" prej aty, të merrja një makinë dhe të shkoja në Pallat (qesh). Aty vendosej e ardhmja e Shqipërisë, ndërkohë që unë duhet të rrija të kundroja një muze. Kaq e shpërqendruar isha, sa shihja një person që më vinte përballë dhe vetëm kur e pata fare afër, vura re që ishte Laura Bush. Ajo më thotë: "Zonja Berisha, kam shumë kënaqësi t'ju takoj dhe t'ju uroj për ftesën në NATO. Sot është një ditë historike për ju. Hajde dalim në fotografi". Shumë e emocionuar i them: "Pa ndihmën dhe mbështetjen tuaj do ta kishim pasur shumë të vështirë", dhe së bashku me Teutën bëmë një fotografi me zonjën Bush, duke e ruajtur atë çast si një kujtim të bukur.
Sa herë jeni takuar me zonjën Bush?
Jemi takuar dhe tri herë të tjera. Takime në të cilat më ka bërë përshtypje dashamirësia dhe kujdesi i saj. Ajo dhe këshilltaret e saj tepër të vëmendshme mbanin mend emër dhe mbiemër. Më kanë përgëzuar sërish, duke e kujtuar si diçka speciale drekën që patëm te "Sofra e Ariut" dhe Fushë-Krujën.
Si vijuan më pas orët në Bukuresht teksa ishit në pritje të lajmit?
Pas muzeut shkuam në një fshat turistik, dhe në të njëjtën kohë, si mua dhe Teutës na vjen mesazh nga vajzat tona: Në "News 24" thuhej se hyrja e Shqipërisë për në NATO ishte në diskutim. Atëherë bëra një lidhje të të gjithë frikërave të mia. M'u pre biseda dhe m'u tha goja fare. Duke i kërkuar leje të pranishmëve marr Saliun, por ai e kishte të mbyllur telefonin, dhe Teuta gjithashtu më tha se telefoni i presidentit ishte i mbyllur. Nga meraku marr në telefon një gazetar që rrinte jashtë, i cili më tha se mbledhja po vononte dhe akoma nuk kishin dalë. Dhe pse në telefon më vinin mesazhe urimi, unë nuk isha as në qiell, as në tokë. Ajo sfilatë m'u duk e tmerrshme. Kur në një moment shoh numrin e Saliut: "Liri, gëzohu deri në fund, sepse hymë në NATO. Të tjerat t'i them kur të takohemi", më thotë. Ka qenë një nga çastet më të bukura të jetës sime, një gëzim që e kam ndarë me Teutën. Të dyja u përlotëm nga gëzimi dhe fitorja. Më pas takuam bashkëshortët dhe shkuam në një koncert. Në vijim patëm rastin të takojmë edhe shumë personalitete të tjerë, midis tyre zotin Shefer dhe Kondoliza Rajs, të cilët na përgëzuan gjithashtu. Pati një përqafim miqësor mes Sheferit dhe Saliut, ndërkohë që më drejtohet edhe mua duke më thënë: "Urime për ftesën e madhe, urime dhe për bashkëshortin". Gjatë darkës ka qenë një festë e jashtëzakonshme, sepse jemi uruar nga të gjithë përfaqësuesit e politikës botërore. Tani më dukej dhe kisha ndjesinë sikur ishim baras me ata (qesh).
Në përgjithësi bashkëshorti jua rrëfen emocionet që ndjen në ngjarje si këto?
Nuk ka nevojë të më tregojë. Unë kam kaq shumë vite bashkë me Saliun, sa e lexoj menjëherë.
Në delegacion ishit dhe me zonjën Valentina Leskaj. Si ishte raporti mes jush?
Shkoi jashtëzakonisht mirë. Kam respekt për zonjën Leskaj. Është një grua dinjitoze, e ekuilibruar. Kam respekt për të gjitha gratë politikane, sakrifikojnë shumë nga vetja e tyre. Tek to gjej vlera që i çmoj... Në Bukuresht kemi qenë bashkë në tavolinë, kemi ndenjur në të njëjtën atmosferë dhe kemi komunikuar shumë mirë. Edhe pse politika ka ekstremet e veta, zonja Leskaj është një grua me vlera, që di të respektojë vetveten dhe ta respektojnë edhe të tjerët.
Ju bënë ndonjë dhuratë në Rumani?
Kur hymë në dhomë na kishin përgatitur dhuratë si për burrat dhe për gratë. Për gratë ishte diçka karakteristike rumune, një shall mëndafshi i ngjashëm me atë që përdorin gratë e Zadrimës. Gjithashtu dhe një lule gold (flori) luledielli e Van Gogut. Në çdo vend që shkuam na dhanë disa dhurata karakteristike rumune.