PS-PD, sistem proporcional dhe lista të mbyllura
• Sistemi zgjedhor në Shqipëri do të jetë proporcional dhe me lista të mbyllura. Kështu vendosi dje në mënyrë unanime PS-ja dhe PD-ja në Komisionin parlamentar të Ligjeve, për ndryshimet në Kushtetutën e vendit.
Nisma për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit u miratua dhe me votën pro të deputetit të PDK-së, Tom Doshi. Ndërsa Peçi i PBDNJ-së dhe Braho i LSI-së votuan kundër ndryshimeve të propozuara. Gjithashtu dy partitë e mëdha PS-PD me votimin e djeshëm i hapën rrugë dhe ndryshimeve të çështjeve të tjera të Kushtetutës, si mandati i prokurorit të Përgjithshëm, mënyra e zgjedhjes së presidentit. Votimi për nismën e PD-së për ndryshimin e këtyre neneve është bërë vetëm në parim, pasi në ditët e ardhshme do të realizohet shqyrtimi nen për nen. Burimet theksojnë se, shqyrtimi pritet të nisë në ditën e sotme në komisionin parlamentar të Ligjeve.
Sistemi
Vota e sistemit do të jetë proporcional rajonal dhe me lista të mbyllura. Ky ka qenë vendimi i marrë nga dy kampet. Partitë e vogla kanë kontestuar mënyrën e ndryshimit të sistemit, duke kërkuar lista të hapura të deputetëve, si dhe vendosjen e proporcionalit. Deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi ka kontestuar ndryshimet e paraqitura nga ana e PD-së, duke i cilësuar si jo legjitime, pasi mungojnë firmat e deputetëve. Gjithashtu debati është fokusuar dhe me shkrirjen e KQZ-së, ku kërkohet shfuqizimi i kapitullit XII-të të Kushtetutës. “Propozimet e sjella nuk janë aspak serioze. Nuk kanë as firmë, as kokë. Nuk jam dakord me propozimet. Kërkoni të shkrini KQZ-në, po çfarë do të bëni nëse ka zgjedhje në një komunë, si do i zhvilloni. Shqyrtojini e votojini, bëni si të doni, por ndryshime të detajuara për sistemin duhet të lihen për Kodin Zgjedhor”, theksoi Peçi. Ndërsa Braho ka kontestuar shfuqizimin e këtij kapitulli duke u shprehur se, “maxhoranca do të tentojë të marrë 9 anëtarët e KQZ-së”. Por ai është kundërshtuar nga ana e kryekomisionerit Fatos Beja, i cili theksoi se, me këtë nismë synohet të shmangen problemet e hasura gjatë viteve të kaluara. Për Brahon tashmë raporti 5 me 4 në KQZ mes pozitës dhe opozitës do prishen, duke bërë që 9 anëtarë t’i marrë forca politike që ka maxhorancën. Deputeti republikan Arjan Madhi ka deklaruar se, nismat e paraqitura nuk janë diskutuar më parë mes aleatëve. “Në Kushtetutë nuk duhet të përfshihen nene të tilla, që ju propozoni deri tek listat e hapura apo të mbyllura e kandidatët. Gjëra të tilla duhet të sanksionohen në Kodin Zgjedhor. Çfarë do të bëni në rast se do të ketë nevojë në të ardhmen për ndryshime të tjera në sisteme zgjedhore apo lista, do ndryshoni prapë Kushtetutën? Terma të tillë duhet të lihen për në Kodin Zgjedhor”, u shpreh Madhi. Ndërsa për çështjen e listave të mbyllura, deputeti i PD-së, Ilir Rusmali, propozoi një ndryshim teknik, i cili u miratua nga ana e maxhorancës dhe opozitës në komision. Deputetët socialistë në diskutimet e tyre kanë kërkuar që deputetët të mos debatojnë, por të shprehin vullnetin e tyre mbi këtë nismë. Pas këtyre debateve Beja ka futur për votim nismat e paraqitura. “Jeni në parim pro të propozimeve që kanë ardhur nga PS-ja, me ndryshimet që kanë rënë dakord mes dy relatorëve. Jeni dakord në parim me ndryshimet që kanë sjellë grupi i PD-së, pa nenin 93 që u tërhoq sot”, iu drejtua Beja deputetëve, ku vota bëri prezent dhe qëndrimin e palëve.
nenet e ndryshuara
Neni 64
1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur mbi bazën e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shumemërore.
2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin “Për zgjedhjet”.
Neni 65
1. Kuvendi zgjidhet për katër vjet.
2. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjes dhe përfundon ditën e mbledhjes së parë të Kuvendit të ri.
3. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt, me të njëjtën datë të të njëjtin muaj të vitit të katërt, me datën e mbledhjes së parë të Kuvendit.
4. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit, para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
5. Ligji zgjedhor përcakton periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin.
6. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij, deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.
Neni 68
1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm në një zonë zgjedhore dhe vetëm për një nga subjektet propozuese sipas kësaj pike.
2. Në rast se kandidatët paraqiten me lista shumemërore, renditja e kandidatëve në këto lista nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Ligji zgjedhor përcakton rregullat për regjistrimin e kandidatëve. Në ligjin “Për zgjedhjet” përcaktohen edhe kriteret dhe rregullat e tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultatit të tyre.
Debati parlamentar
Arian Madhi, PR: Në Kushtetutë nuk duhet të përfshihen nene të tilla që ju propozoni, deri tek listat e hapura apo të mbyllura e kandidatët. Gjëra të tilla duhet të sanksionohen në Kodin Zgjedhor. Çfarë do të bëni në rast se do të ketë nevojë në të ardhmen për ndryshime të tjera në sisteme zgjedhore apo lista, do ndryshoni prapë Kushtetutën? Terma të tillë duhet të lihen për në Kodin zgjedhor.
Spartak Braho, LSI: Më thoni ju në cilin vend të botës, vetëm në Afrikë se di, përcaktohen në Kushtetutë edhe listat e zgjedhësve e kandidatët. Kështu si po veproni, ju po e shpërfytyroni Kushtetutën. Ndryshime të tilla që ju kërkoni duhet t’i përcaktoni në Kod Zgjedhor. Këto mbledhje që zhvilloni janë qesharake dhe të vjen turp të rrish në këtë komision. Për KQZ-në ju nuk e përmendni fare në relacionin që keni sjellë. Kjo do të thotë se nuk ka qenë e paralajmëruar. Po kërkoni t’i shkrini një e nga një të gjitha institucionet kushtetuese. Si do e lini KQZ-në si institucion kur e hiqni nga Kushtetuta. Si do veprojë. Kështu si e keni nisur do e lini vendin pa institucione. Apo doni ta bëni nga 5 me 4, në 9 me 0. Shkatërrojini të gjitha, bëni ç’të doni.
Fatos Beja, PD: Ne nuk duam të lejojmë më që të përsëriten situata të tilla, ku u ndryshua Kushtetuta për të futur në KQZ një anëtar të LSI-së. Sa për institucionin nuk krijohet aspak vakum ligjor, pasi KQZ-ja do të veprojë sipas Kodit Zgjedhor.
Spiro Peçi, PBDNJ: Propozimet e sjella nuk janë aspak serioze. Nuk kanë as firmë, as kokë. Nuk jam dakord me propozimet. Kërkoni të shkrini KQZ-në, po çfarë do të bëni nëse ka zgjedhje në një komunë, si do i zhvilloni. Shqyrtojini e votojini, bëni si të doni, por ndryshime të detajuara për sistemin duhet të lihen për Kodin Zgjedhor. Me sa duket në një letër që ne kemi këtu përpara është fletë volante, që ndoshta i mungon ajo V.F.L.P, nuk është një projektligj që mund të hyjë në diskutim, t’i heqim këto nga neni 93 dhe të mos i diskutojmë, nisma nuk ka asnjë firmë deputeti. Më duket se nuk është fare serioze një gjë e tillë.
Fatos Beja, PD: Çdo deputet ka të drejtën të paraqesë propozim në mbledhjen e komisionit. Nuk është se duhen firma.