Hapet tenderi për koncesionin e pullave fiskale
Ministria e Financave publikoi dje në "Financial Times" njoftimin për dhënien me koncesion të "Prodhimit dhe zbatimit të kontrollit të sistemit të pullave fiskale," një projekt që synon të prodhojë në mënyrë private pullat që përdoren për identifikimin dhe taksimin e mallrave të akcizës, si cigare apo pije alkoolike. Sipas njoftimit, kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 15 janar të vitit të ardhshëm për të përgatitur një ofertë. Kompanive u kërkohet gjithashtu ta garantojnë ofertën me një garanci monetare prej 2 për qind të vlerës së projektit. Njoftimi nuk i bën të qartë kompanive të interesuara se bëhet fjalë për një ofertë për koncesion të pakërkuar.
Ideja e koncesionit
Në janar të këtij viti, një kompani e huaj me emrin "Sicpa Security Solutions", SA, loboi pranë Ministrisë së Financave për pranimin e idesë për "një sistem modern" për prodhimin e pullave fiskale me elemente sigurie të lartë, si edhe instalimin e një sistemi kontrolli për origjinën e pullave. Sistemi i ri natyrisht që do t‘i bëjë pullat fiskale më të shtrenjta nga ato ekzistuese, gjë që do të rëndojë në çmimin final të këtyre mallrave. Këshilli i Ministrave e miratoi fillimin e procedurës së koncesionit në 2 shtator të këtij viti dhe i akordoi kompanisë "Sicpa" 5 pikë bonus në tenderin e ardhshëm. Sipas ligjit ekzistues për koncesionet, një kompani private mund të identifikojë përdorimin e një aseti publik për qëllime private dhe t‘ia kërkojë qeverisë atë aset me koncesion. Qeveria duhet ta japë asetin me anë të një gare, por identifikuesi i asetit ka avantazh ndaj konkurrentëve. Ideja e garës u vendos për të shmangur dhënien e drejtpërdrejtë me koncesion. Gjatë dy viteve të fundit, shumë asete publike janë privatizuar në këtë mënyrë, por deri më sot nuk dihet nëse ka ndodhur në ndonjë rast që koncesionin ta ketë fituar një kompani e ndryshme nga ajo që ka hedhur idenë.
Gj. Erebara