Dy kate shtesë për spitalin e ri brenda "Nënë Terezës"
Reanimacioni i përgjithshëm, kirurgjia ditore, radioterapia, onkologjia janë disa nga shërbimet e reja që do t‘i shtohen masterplanit të spitalit "Nënë Tereza". Konkretisht, të gjitha këto shërbime do të jenë pjesë e masterplanit, shërbimet e të cilit u inauguruan pak kohë më parë, por sipas zbatimit të projektit të fazës II.
Faza e dytë e projektit përfshin projektimin, ndërtimin, blerjen e pajisjeve mjekësore, asistencën teknike dhe kostot administrative. Kjo fazë konsiston në përfundimin e dy kateve shtesë, si nga ana ndërtimore, ashtu edhe kompletimin me pajisjet mjekësore, por dhe në ndërtimin e pajisjen mjekësore të një godine të re me 6 kate, e cila do të lidhet me godinën e fazës I. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është rreth 30 mijë m2. Përveç këtyre shërbimeve, projektit për ndërtimin e dy kateve shtesë do t‘i shtohet shërbimi i dializës, i cili do të ofrojë rreth 270 shtretër. Shërbimi për ambulatorët është një tjetër sektor i rëndësishëm që do të përfshihet në katet e reja që pritet të ndërtohen, brenda kuadrit të masterplanit të dytë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shuma e parashikuar nga Ministria e Shëndetësisë për realizimin e këtij projekti është rreth 57 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe teknologjinë mjekësore që do të ofrojë secili shërbim.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, parashikohet që afati përfundimtar i realizimit të kësaj shtese është muaji janar i vitit 2010. Prezantimi i masterplanit të dytë u bë publik gjatë një takimi që pati ministri i shëndetësisë, Petrit Vasili, në ambientet e QSUT-së.
Vasili theksoi se Ministria e Shëndetësisë e vlerëson me prioritet modernizimin e sistemit shëndetësor shqiptar, ndaj synon edhe në krijimin e një sistemi spitalor modern me parametra bashkëkohore.
L.Mixha