Buxheti, miratohen në Kuvend shkurtimet
TIRANE-Në seancën e sotme parlamentare janë miratuar në parim me 73 vota pro, ndryshimet në buxhetin 2011.
Ashtu sikurse pritej, projektligji, kaloi sot në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk ishte në sallë për shkak të bojkotit të nisur pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode shkurtimet e parashikuara në këtë p/buxhet suplementar nuk do të prekin prioritetet, që do të thotë investimet publike, por shpenzimet operative në të gjitha institucionet.
Ai gjithashtu siguroi se rritja ekonomike e vendit do të jetë pozitive dhe më e lartë se një vit më parë, duke thënë se ajo do të jetë 5%, ndërsa borxhi publik i vendit nuk do të pësojë rritje, por do të mbetet në të njëjtët parametra prej 59.7 % dhe se defiçiti buxhetor do të jetë 3.5 %.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ndryshimet në buxhet, Bode: Konsolidojnë financat publike