E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti nen per nen 72 vota pro ne parlament

Me 72 vota pro Parlameni i ka dhënë OK-in ndryshimeve në buxhetin e shtetit për vitin 2011. Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, projekt buxheti me ndryshimin e të ardhurave prej 18.3 miliardë lekë ka hyrë në fuqi duke pritur tanimë vetëm ndryshimet në të ardhura dhe shpenzime. Shkurtimet në të ardhura vijnë pas një performance jo të mirë në realizimin e tyre.

“Ndryshimet e propozuara në shpenzime mbajnë në konsideratë të gjitha burimet e mundshme siç janë rezervat, fondet e papërdorura nga ministritë dhe institucionet buxhetore si dhe politika të reja që mund të aplikohen. Kriteret e mësipërme janë marrë parasysh edhe në ndryshimet e propozuara për buxhetet e njësive të qeverisjes vendore. Fondet e buxhetit vendor janë korigjuar bazuar në performancën e mbledhjes së të ardhurave nga pushteti vendor”-tha Edmond Spaho, kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Ndryshe nga herët e shkuara, dy vitet e fundit ka pasur shkurtime të shpenzimeve, të detyruara sipas ministrit të Financave nga siutuata jo e mirë ekonomike në rajon dhe Shqipëri. Fillimisht u përfol për një shkurtim prej 20 miliard lekësh, por drafti përfundimtar erdhi me 18.3 miliard lekë ndryshime. Qeverisë dhe ministrisë së Financave ju kërkua nga FMN që të mos ketë rritje të borxhit kërkesë që u mor parasysh.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›