Zhvleresohet euro. Bie me 2 brenda dy javesh

Pas muajsh e muajsh rritjeje, euro ka nisur të zhvlerësohet kundrejt monedhës shqiptare. Që prej fillimit të korrikut monedha e përbashkët ka regjistruar vetëm zhvlerësim duke arritur në vlerën 138 lekë e 97 qindarka që është dhe kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë.
Në datë një korrik, Banka e Shqipërisë jepte vlerën 141 lekë e 45 qindarka për një euro, vlerë që erdhi në rënie ditë pas dite, duke bërë që euro brenda dy javësh të regjistrojë një rënie prej gati 2%. Ekspertët thonë se kjo tendencë nuk pritej të ndodhte, pasi kërkesa dhe oferta në tregun e brendshëm nuk do të lejonin ndryshime kaq të dukshme.
Ata sqarojnë se problemet në tregjet financiare europiane me borxhet e Irlandës, Spanjës dhe së fundmi Italisë sollën zhvlerësim të monedhës së përbashkët. Po kështu në këtë luhatje të kursit të këmbimit të monedhave ka ndikuar dhe dhënia e ndihmës së FMN-së për Greqinë në shumën e 3.5 miliardë euro.
Duke u rikthyer sërish në tregun e brendshëm, në muajt e fundit, vlera më e ulët e euros ka qenë në korrikun e 2010-ës kur këmbehej me 134 lekë e 86 qindarka. Që prej atëherë tendenca ka qenë gjithnjë në rritje.
Florian Papadhimitri