Buxheti, përplasen sërish këshilltarët korçarë
07/02/2009 Debat për taksa, pagat dhe investimet
Korçë- Mbledhja e Këshillit të Bashkisë Korçë, ditën e premte tregoi dhe një herë se përplasjet mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë po thellohen. Edhe në këtë mbledhje të radhës, Këshilli i Bashkisë nuk ka mundur të miratojë tre nga pikat kryesore të rendit të ditës, të cilat mbeten të lidhura ngushtësisht edhe me miratimin e projektbuxhetit të vitit 2009, çka paralajmëron se miratimi i këtij projekti do të jetë edhe më i vështirë. Për rrjedhojë në këtë mbledhje nuk mundën marrin miratim tre pika të rëndësishme të rendit të ditës: Përcaktimi i nivelit të taksave, struktura e bashkisë dhe pagat, si dhe prioritet e investimeve për vitin 2009. Mosgjetja e mirëkuptimit mes dy palëve, detyroi grupin e këshilltarëve të djathë të bojkotonin pjesëmarrjen. Si pasojë e largimit të tyre, Këshilli Bashkiak e pati të pamundur të plotësonte kuorumin e nevojshëm çka solli në të njëjtën kohë edhe dështimin e kësaj mbledhjeje. Të vetmet pika të rendit të ditës që u miratuan ditën e premte ishte ndihma ekonomike për muajin janar si dhe dhënia e titullit “Emblema e qytetit” për korin “Lira”. Debatet më të forta mbetën tek paketa fiskale dhe te prioritet e investimeve për vitin 2009. Këshilltarët e djathë nuk kishin të njëjtin reflektim për paketën fiskale, për strukturën organike të administratës dhe institucionet vartëse të saj, për nivelin e pagave të tyre, por edhe për prioritetin e investimeve. Sipas tyre, në të gjitha çështjet e mësipërme mungonte transparenca dhe mënyra se si ishin përdorur paratë e taksapaguesve korçarë. Lidhur me këtë çështje këshilltarja e grupit të djathë, prof. dr Elfrida Zefi, njëherazi edhe prefekte e qarkut Korçë ka sqaruar se lidhur me paketën fiskale të bashkisë, grupi i këshilltarëve të djathë po evidentonte një planifikim të pabazuar në të dhënat mbi tarifat dhe taksat. Sipas Zefit, ky planifikim nuk ishte i qartë përderisa nuk jepte të dhëna mbi sipërfaqet, numrin e bizneseve, numrin e automjeteve, numrin e parkingjeve, tarifat dhe taksat. Megjithatë, lidhur me çështjet e mësipërme, grupi i të djathtëve kërkoi që në mbledhjen e ardhshme të jenë të plotësuara kërkesat e ngritura nga ana e tyre, me qëllim që transparenca të ishte e plotë. Gjithsesi, ajo çka ndodhi ditën e premte tregoi se edhe mbledhja e radhës do të jetë e paparashikueshme.