E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni nervor, vetëhelmohet me ilaçe 42-vjeçarja

07/02/2009  Bie në koma

ELBASAN- Ka pirë me dashje 30 tableta korvitol, përfundon në koma 42-vjeçarja. D. SH. me banim në Elbasan ka përfunduar në gjendje të rëndë për jetën në spitalin kirurgjik të Elbasanit, pasi kishte përdorur nga goja 30 tableta korvitol. Kanë qenë vetë familjarët që kanë konstatuar gjendjen e rëndë të kësaj shtetaseje. Ata e kanë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku pacientja i është nënshtruar lavazhit dhe trajtimit me antidotë. Duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore, ajo është nisur për trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se D. SH ka kapërdirë nga goja 30 tableta te medikamentit korvitol. Burime hetimore pohuan se kjo shtetase vuante prej kohësh nga depresioni nervor dhe mendohet se ka tentuar aktin vetëvrasës në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Mjekët ende nuk kanë dhënë garanci për jetën e 42-vjeçares veçse po bëhet ç’është e mundur për ta nxjerrë nga gjendja kritike. Ndërkohë çështja po ndiqet nga Prokuroria e rrethit Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›