E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak nis seleksionimin për përfituesit e 40 apartamenteve

07/02/2009  Në Shkodër janë të regjistruar mbi 2000 të pastrehë

E nevojshme riplotësimi i dokumentacionit, ka ndryshuar ligji

SHKODER- Vetëm 40 apartamente ofron Bashkia e Shkodrës për 1400 familjet që janë në listën emergjente të të pastrehëve. Bëhet fjalë për një pallat me 40 apartamente i ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave tek ish-Divizioni. Bashkia sqaron se apartamentet nuk do të jepen falas, pasi ligji tashmë ka ndryshuar. Këshilli Bashkiak i Shkodrës, i cili është dhe institucioni që do të votojë ndarjen e apartamenteve, ka votuar komisionin që do të merret me këtë përzgjedhje. Janë gjithsej 5 anëtarë, të cilët do të përcaktojnë familjet më në nevojë. Në Këshillin Bashkiak ka shkuar i gjithë dokumentacioni, ndërkohë materialet që ka departamenti i shërbimeve pranë Bashkisë Shkodër, janë marrë nga anëtarët e Komisionit të Shqyrtimit të Kërkesave të ngritura nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Ky komision i është nënshtruar një pune voluminoze për të shqyrtuar të gjitha dosjet me qëllim që realizohet një shpërndarje sa më e drejtë e këtyre kërkesave. Agim Halluni sekretari i këtij komisioni; “Është mbledhur komisioni, ka filluar puna për njoftimin edhe një herë të të gjithë kërkuesve për strehim pasi një pjesë e mirë e tyre i kanë plotësuar dokumentacionet që nevojiten për të përfituar strehim prej rreth 10 vitesh. Por duhet të kemi parasysh që familjet kanë pësuar ndryshime gjatë këtyre viteve po kështu edhe të ardhurat e tyre, prandaj ne kemi kërkuar që të bëjmë ballafaqim me të dhënat që përmbajnë dosjet me qëllim që ato në momentin e shqyrtimit të janë sa më afër realitetit”. Pallati, i cili është në funksion të të pastrehëve, ka 8 kate ku secili kat ka nga 5 hyrje pra 40 hyrje dhe përbëhet nga 32 hyrje 1+1 dhe 8 hyrje 2+1. Qyteti i Shkodrës ka të regjistruar rreth 3000 të pastrehë dhe se më shumë se 2200 prej tyre jetojnë në banesa dhe godina të ish-pronarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›