E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes punëtori shqiptar, ra nga skela

07/02/2009  Punonte për bukën e gojës

FIRENCE- Punëtori shqiptar që ishte plagosur gjatë punës ndërroi jetë pasditen e djeshme, ndonëse nuk munguan ndërhyrjet kirurgjikale. Mediat italiane njoftojnë se mëngjesin e djeshëm vdiq Shelqi Bargmani, i cili kishte rënë nga muret e hotel “Astor”, ku punonte si murator. Ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë dhe prej disa vitesh jetonte në Firence ku mbante familjen me punë të ndershme. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari punonte pa kushte sigurie dhe përplasja me tokën, pasi ra nga skela, i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Një zyrtar lokal kërkoi menjëherë të merren masa për të përmirësuar kushtet e sigurisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›