E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plotësohet lista e kandidatëve për president

Shkup - Ka skaduar mbrëmë në mesnatë afati i fundit i qytetarëve maqedonas për të paraqitur kandidaturat për në zgjedhjet presdienciale dhe vendore të 22 marsit duke mbledhur 10 mijë firma. Ndërkohë, sipas kushtetutës maqedonase, listat e kandidatëve duhet të bëhen publike nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri më 15 Shkurt. Bëhet e ditur se vetëm dhjetë kandidatë për president kanë arritur të mbledhin firmat e duhura.

Ata janë kandidati i partisë në pushtet VMRO-DPMNE Gjorgje Ivanov, i LSDM-së opozitare Lubomir Danaillov Fërçkoski, i BDI-së Agron Buxhaku dhe i PDSH-së Mirushe Hoxha, lideri i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i pavarur Lube Boshkoski, kandidati i PLD-së Nano Ruzhin dhe kandidatët e pavarur Nevzat Halili dhe Xhorxh Atanasovski, si dhe përfaqësuesi i partisë "Podem" Bllagoja Markovski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›