E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, shkurtohet fondi për të përndjekurit e pronarët



ADI SHKEMBI

Shkurtimet në buxhetin e vitit 2010 të miratuara vetëm pak ditë më parë nga Qeveria prekin edhe ish të përndjekurit politikë dhe shtresën e pronarëve. Në tabelat e vendimit që ka mbërritur tashmë në Kuvend rezulton se fondi për këto dy kategori do të jetë më i vogël nga ai i parashikuar në fillim të këtij viti. Megjithëse përparësi në programin e maxhorancës për këtë mandat të dytë, të përndjekurit dhe pronarët do të 'vuajnë' edhe ata nismën për shkurtimin e shpenzimeve.
Të përndjekurit
Në buxhetin e miratuar në nëntor 2009 nga Këshilli i Ministrave dhe më pas nga Parlamenti ishte propozuar që ish të përndjekurit politik të përfitonin 20 milionë dollarë. Kjo shumë ishte parashikuar të lëvrohej nga Ministria e Financave pas miratimit në Qeveri të listave me emrat e ish të përndjekurve të cilëve u janë njohur vitet e burgut. Por me ndryshimet e fundit fondi për këtë kategori do të jetë 6 milion dollarë më pak, pra 14 milion dollarë.
Pronarët
Shkurtimet e buxhetit nuk kanë kursyer as shtresën e ish pronarëve. Në fillim të këtij viti për këtë kategori ishin parashikuar 21 milionë dollarë, të cilat do të vinin nga dy drejtime. Konkretisht, 14 milionë dollarë do të përfitoheshin nga të ardhurat e Qeverisë nga procesi i legalizimeve të ndërtimeve informale dhe 7 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Në ndryshimet e miratuara në mbledhjen e Qeverisë që u mbajt të enjten fondi që vjen nga legalizimet nuk është prekur, pra do të jetë i njëjtë, 14 milionë USD. Ndërkohë që fondi prej 7 milionë USD, nga buxheti i shtetit, do të jetë 3 milionë, 4 milionë më i vogël. Në rishikimin e buxhetit Qeveria ka parashikuar edhe prekjen e zërit 'kompensim për energji elektrike'. Fillimisht shuma për familjet shqiptare që përfitojnë kompensim për dritat ishte 10 milionë USD, ndërkohë që tani ajo është bërë 6.5 milionë, ose 3.5 milionë USD më pak.

Ndryshimet në buxhet

Ishte Bëhet Ndryshimi
• Të ardhurat për
kompensimin në
vlerë të
pronarëve 1,400 1,400 0

• Shpenzime për
Kompensimin në
Vlerë të
Pronareve 2,100 1,700 -400

• Kompensim
për ish të
përndjekurit
politikë 2,000 1,400 -600

• Kompensim
për energjinë
elektrike 1,000 650 -350

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›