Berati në 2 vjetorin e pranimit në UNESCO
Intervistë me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi
Zoti kryetar i Bashkisë, mbushen dy vjet nga dita që Berati është pranuar në UNESCO, duke u bërë pjesë në 878 sitet e Trashëgimisë Botërore , i kualifikuar si sit i Trashëgimisë Kulturore me përcaktimin “një shembull i rrallë i një karakteri arkitektural tipik i periudhës otomane”. Çfarë mund të na thoni me këtë rast?
Pranimi i qytetit tonë në UNESCO na bën pjesë të një komunikimi ndërkombëtar, na obligon që kjo pasuri të trajtohet edhe si detyrim botëror. Në të njëjtën kohë, na fton të jemi pjesë e përfitimit të programeve dhe projekteve me karakter trajnues e financiar. Pas kësaj, Berati ka fituar kredenciale, një mbështetje e fortë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe historik. Më konkretisht, përparësitë e regjistrimit të Beratit në UNESCO konsistojnë: Në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndjeshmërisë publike për trashëgiminë dhe pasurinë shumë të vyer që kemi si qytet dhe si vend; në përcaktimin e masave radikale mbrojtëse për Qendrën Historike të qytetit; në mbështetjen me këshillim, trajnim dhe asistencë të specializuar nga ekspertë të strukturave të UNESCO si edhe në mundësinë e akordimit të fondeve ndërkombëtare etj.
Çfarë ka ndryshuar në imazhin ndërkombëtar të Beratit pas pranimit nga UNESCO?
Tashmë Berati prezantohet ndërkombëtarisht si atraksion i mbrojtur nga UNESCO, ka publicitetin si një sit ndërkombëtar, pjesë e Kujtesës së Botës. Informacioni për Beratin shpërndahet tashmë në disa faqe interneti dhe botime të UNESCO-s, të Organizatës Botërore të Qyteteve Historike, të Rrjeteve të Qyteteve Historike të Ballkanit, në publikime të tjera prestigjioze ndërkombëtare, të cilat po shërbejnë si guidë profesioniste për turistët etj. Regjistrimi në UNESCO dhe rritja e promocionit të qytetit kanë rritur në këto dy vjet ndjeshëm numrin e vizitorëve në Berat. Ka një rritje të fluksit turistik në masën 30 % të krahasuar me vitin 2008. Për vitin 2010 pritet që numri i vizitoreve të jetë 50 mijë vetë. Numrin më të madh e përbëjnë vizitorët e interesuar për turizmin kulturor dhe historik, kryesisht evropianë, por ka edhe nga Amerika e Veriut dhe Azia.
Por sa është investuar për ta merituar vëmendjen e UNESCO-s dhe turistëve?
Pritshmëria e vizitorëve duke vizituar një sit të Trashëgimisë Botërore është e lartë. Për këtë arsye sfidat tona të përditshme janë të lidhura me sigurimin e shërbimeve publike për të përballuar fluksin e vizitoreve. Gjatë kësaj periudhe ka patur disa investime me fonde të Qeverisë në funksion të ruajtjes dhe rehabilitimit të zonave muzeale si ndriçimi dekorativ i Lagjes “Mangalem”, rehabilitimi i fasadave në Mangalem dhe Goricë, ndërhyrje restauruese në disa objekte kulti dhe banesa të kategorisë së parë, ndërtimi i shkollës së Kalasë, përmirësimi i disa rrugëve me kalldrëm etj. Në fakt, në këto dy vite trendi i fondeve të Qeverisë me destinacion zonën historike njeh rritje, por është shumë pak në krahasim me nevojat dhe prioritetet në këtë fushë. Bashkia Berat me të ardhurat lokale ka realizuar disa projekte në zonën historike, kryesisht në restaurimin e rrugicave me kalldrëm në Goricë, Mangalem dhe në zonën tampon, të cilat zënë një sipërfaqe rreth 15 mijë m2, në përmirësimin e sinjalistikës turistike, në ndërhyrjen për pastrimin nga aluvionet e lumit Osum, në rritjen e prezencës së ndriçimit publik dhe në vendosjen e koshave për pastrimin në lagjen Kala.
Por inkurajuese janë investimet e realizuara nga sipërmarrja dhe biznesi privat, duke ngritur restorante, shtëpi pritëse, bare apo galeri arti në lagjen Mangalem, Goricë, Kala. Gjej rastin t’i përshëndes për këtë kontribut të gjithë ata qytetarë e biznesmenë që po vitalizojnë qendrën historike dhe po i shtojnë vlera të reja qytetit si firmat “Ajka”, “Antigoni”, “Sshtëpia e bardhë”, “Tomi”, “Desarët”, “Berati”, “Koço Plaku”, “Komi nova”, “Bajraktari” , Galeria e artit e K. Dervishit, Banka e Shqipërisë etj.
Mund të na thoni diçka për projektet në vijim?
Këtë vit përfundon hartimi i Planit Rregullues të qytetit, një dokument shumë i domosdoshëm dhe përcaktues për zhvillimet urbane dhe social ekonomike. Janë në proces disa projekte madhore që kërkojnë financime të konsiderueshme, si Unaza e qytetit, Bulevardi dhe sheshi qendror i qytetit si dhe projekte të tjera infrastrukturore, deri tek Korridori i Boshtit të Jugut. Njëkohësisht, jemi në fazën e implementimit të projektit të financuar nga Komisioni Europian për “Rivlerësimin e Trashëgimisë Kulturore në lagjen Kala”, për të cilin kanë përfunduar projektet e zbatimit dhe janë miratuar procedurat përkatëse të realizimit të investimit në vlerën e 2 milion e 79 mijë Euro. Me TIKA do të realizohet rikonstruksioni i plotë i tre Xhamive të vjetra (Xhamia e Plumbit, Xhamia Mbret, Xhamia e Beqareve). Projekti i UNESCO dhe PNUD “Kultura dhe Trashëgimia për zhvillimin social ekonomik” do të vazhdojë këtë vit me azhornimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Artistike dhe me botimin e paketës turistike të Beratit. Bashkia Berat ka nënshkruar kontratën me Organizatën holandeze SNV për planin e veprimit të turizmit, për të cilin ka filluar puna dhe përfundon në shtator të këtij viti. Hartimi i këtij plani ka qenë një prej detyrimeve të UNESCO-s për sitet e saj për të patur një strategji të qartë për turizmin.
Berati njihet si promotor i disa aktiviteteve të rëndësishme. Mund të na risillni disa prej tyre?
Gjatë këtyre dy viteve të Beratit në UNESCO janë realizuar shkëmbime kulturore, vizita të shumta të personaliteteve të huaja dhe veprimtari me karakter shkencor kulturor dhe evente të tjera ditore, që kanë mundësuar bashkëpunimet, por edhe rritjen e vëmendjes ndaj Beratit. Janë zhvillura disa konferenca lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, promovime botimesh dhe personalitetesh si ato për mbrojtjen e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, monografia tjetër për Kodikët e famshëm, nderimi dhe promovimi i studiuesit dhe përkthyesit të njohur beratas Vexhi Buhara. Bashkëpunime të tilla janë me Ambasadën Amerikane, Spanjolle, Franceze, Italiane, Izraelite, Gjermane, Turke, Zvicerane, Iraniane , Bullgare etj. Bashkia Berat ka bërë të mundur prezantimin e qytetit në disa panaire dhe Konferenca Ndërkombëtare si në Itali, në Londër, në Lugano të Zvicrës, në Izrael, në Stamboll në panairet periodike të Turizmit. Gjatë këtij viti vlerat e Beratit do prezantohet në Shkup, në Berlin, në Organizatën Ndërkombëtare të Qyteteve Historike në Portugali , në Organizatën e Qendrave Historike të Francës etj. Ne jemi pjesë e Rrjetit të Qyteteve Historike të Ballkanit, për të aplikuar projekte të përbashkëta që financohen nga BE. Në Shtator 2010 do të anëtarësohemi në rrjetin e qyteteve historike dhe të artit të Francës, me të cilët kemi rënë dakord që në vitin 2011 të zhvillojmë një Konferencë Ndërkombëtare për Trashëgiminë dhe Kulturën në qytetin e Berati.
Sipas jush, cilat janë sfidat në të ardhmen?
Sfidat në këto dy vjet të Beratit në UNESCO kanë qenë tepër të mëdha dhe lidhen me mungesën e mjeteve financiare për të realizuar projekte që janë emergjente dhe të nevojshme për zonën historike dhe zonën tampon. Vlerësimi i ekspertëve të UNESCO-s për këto dy vjet është pozitiv, optimist, por edhe kritik për hapat e ngadalta ne menaxhimin e këtyre vlerave si sit botëror. Në këtë kuadër, duke bërë optimistin dhe realistin, më duhet të tërheq vëmendjen në disa problematika të mprehta për trashëgiminë, kulturën dhe menaxhimin e qyteteve që posedojnë pasuri të tilla si Berati. Këto vite të tranzicionit të tejzgjatur postkomunist kanë krijuar problematika të mprehta dhe të pariparueshme në fushën e trashëgimisë të monumenteve dhe kulturës. Po anashkalohen dhe po azgjësohen pjesë të trashëgimisë dhe shteti është shume i vonuar për të reaguar. Na gëzon fakti që është rritur tregu i banesave edhe në qendrën historike, por jemi edhe të shqetësuar që sot në Kala, Mangalem dhe Goricë janë 94 shtëpi të braktisura dhe të pabanuara. Procesi i decentralizimit ka kaluar për administrim edhe pjesë të inventarit të trashëgimisë, dëshmi të arkeologjisë, etj, por, për fat të keq, ato janë në një abandonim total dhe po i nënshtrohen rrënimit. Në malin e Goricës, më shumë rëndësi ka një antenë, se sa zona arkeologjike, me shumë vlerësohet allishverishi i tapive për kullotë dhe ndërtim të paligjshëm se sa peshon ligji për mbrojtjen e zonave arkeologjike. Po kështu ndodh në të gjitha komunat, në të cilat ka pasuri dhe dëshmi të trashëgimisë historike. Strukturat e specializuara si Drejtoria Kombëtare Rajonale e Kulturës nuk ka kapacitetet e nevojshme për mirëmbajtje dhe për përkujdesje, ndërkohe që çdo proces pune, ligji dhe organizimi e dikton me prokurim dhe me centralizim nga lart. Në zonën historike ka shumë objekte publike të kthyera në pronë private , por që nuk restaurohen: si Kisha e Shën-Gjergjit, Selamllëku etj, të cilat nga vlera sot prezantohen si gërmadha dhe të ndotura nga mungesa e administrimit. Me dhimbje pohoj faktin se janë shkatërruar investimet e bëra me aq sakrificë, si ndriçimi i rrugës nga Merkata në Kala, ndriçimi me rrugën e Kishës së Shën-Delliut, 10 veprat e artit që u vendosen në ambientet e Kalasë, riciklimet e mbetjeve të ngurta që hidhen në akset e rrugës së Kalasë dhe çdo model tjetër i keq që është vepër e keqbërësve por edhe e indiferencës së qytetareve. Ndaj në këtë ditë të vlerësuar për Beratin i bëj apel Qeverisë të mbështesë Beratin, si një sit tashmë ndërkombëtar dhe pjesë e krenarisë kombëtare, me qëllim që të përfitojë investime në rritje në të gjitha fushat. Gjithashtu, ftoj bizneset, qytetarët, grupet e interesit që të bëhen pjesë e kontributit të tyre për ruajtjen dhe zhvillimin e pasurisë sonë të përbashkët.
Historia e Beratit
Berati është një nga qendrat më të vjetra dhe më të rëndësishme të Shqipërisë, me vlera të veçanta dhe vazhdimësi jetës të pandërprerë. Ai njihet si qendër e banuar ilire, qytet ilir, arbëror dhe së fundi shqiptar. Kështjella në muret fortifikuese të së cilës ndërthuren si një mozaik fazat e ndryshme të ndërtimeve, i përket shekullit IV (a.c). Ajo është një muze i hapur në natyrë. Ansamblet karakteristike të banesës qytetare të lagjeve "Kala", "Mangalem" dhe "Goricë" përbëjnë një shembull të papërsëritshëm të gjenisë krijuese popullore ngritur në faqet e kodrave të qytetit. Ndërtimet e kultit me monumentet më të rëndësishëm shquhen për arkitekturën e spikatur. Themelet e tyre i përkasin ndërtimeve paleokristiane. Monumentet që ruajnë pamjen e plotë janë të shek. XIV - XVIII. Mjediset e tyre kanë vepra të rëndësishme të mjeshtrave të mëdhenj të traditës: Onufrit, Nikollës. Qipriotit, Cetireve dhe shumë anonimëve. Xhamitë dhe teqetë janë shembuj të një mjeshtërie të lartë ekzekutimi të arkitekturës, por në veçanti të brendisë, tavaneve dhe vitrazheve. Filiali i Institutit të Monumenteve të Kulturës në Berat është institucioni që ruan, restauron dhe propagandon të gjithë këtë trashëgimi vlerash.
Turizmi
Në qytetin e Beratit nuk mungojnë asnjëherë turistët qoftë në verë apo në dimër, nga të cilët ka marrë shumë vlerësime. Muzeu "Onufri", Muzeu Etnografik, Muzeu Historik ruajnë momentet më të rëndësishme të kësaj pasurie duke u bërë bazë e një turizmi kulturor. Qyteti i Beratit nga mbrëmja e djeshme është pasuri botërore, ku tashmë është në mbrojtjen e UNESKO-s. Është i zhvilluar së tepërmi turizmi shtëpiak, ku preferencat e të huajve është kuzhina karakteristike vendase. Në kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë për ruajtjen e mëtejshme të monumenteve dhe veprave te artit ndihet nevoja për një asistencë teknike nga vendet e zhvilluara dhe këtë tashmë Berati e ka.
Çfarë është UNESCO
UNESCO është organizata më e madhe ndërqeveritare e cila është e angazhuar në nivel ndërkombëtar në sektorët e edukimit, shkencës dhe kulturës. Ajo është një organizatë e veçantë, që i përket familjes së madhe të Kombeve të Bashkuara. UNESCO ka sot 191 shtete anëtare, të cilat ndajnë edhe shpenzimet mes tyre. Selia e saj qendrore është në Paris dhe në të gjithë botën kjo organizatë ka mbi 50 zyra të vetat dhe, natyrisht, projekte të panumërta. Historia e UNESCO-s filloi që gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1942 kur Ministrat e Arsimit të Aleatëve u takuan me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen mendime në lidhje me mënyrën se si do të mund të rindërtoheshin sistemet e edukimit të vendeve të tyre pas mbarimit të luftës. Në nëntor të vitit 1942, pra, pak pas mbarimit të luftës, 37 vende morën vendimin e krijimit të UNESCO-s. Kjo organizatë e re do të duhej të kontribuonte para së gjithash në nxitjen e kulturës së paqes. Qëllimi i saj është krijimi i besimit përmes bashkëpunimit paqësor.
12 Korrik 2010