E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti, shtohen fondet për pronarët e të përndjekurit

 

Fabiola Çela

Në buxhetin e ndryshuar që do të zbatohet për pjesën e mbetur të vitit 2009, financat i kanë kaluar respektivisht nga 13 milionë dollarë më shumë fondit për ish të përndjekurit dhe ish-pronarët. Ndryshimi, që mori miratimin dje në mbledhjen e parë të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, duhet të zbatohet brenda këtij viti. Gazeta boton të plotë ndryshimet e bëra për të gjitha zërat e buxhetit të dytë të këtij viti. Ky buxhet, sipas ligjit, duhet të zbatohet, pra të shpenzohet deri më 31 dhjetor të këtij viti. Por edhe pse në pamje të parë, duket se buxheti është treguar bujar me shtresat e persekutuara, sërish ai qëndron deficitar ndaj premtimeve të vetë qeverisë.
Ndryshimet
Në buxhetin e ri të rishikuar nga financat, në zërin e shpenzimeve për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, janë shtuar nga 1.170 miliardë lekë. Në këtë mënyrë, fondi për vitin 2009 i dëmshpërblimit të ish-pronarëve nga 600 milionë lekë bëhet 1.770 miliardë lekë, ose rreth 19 milionë dollarë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me fondin e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë. Nga 2 miliardë lekë i parashikuar në fillim të vitit, në buxhetin e ri ka arritur në 3.170 miliardë lekë, ose rreth 35 milionë USD. Paratë që janë shtuar në këto dy zëra të shpenzimeve janë marrë sipas ligjit të ri, nga paratë e privatizimit të OSSH-së. Respektivisht 10 për qind për dy shtresat e persekutuara. Por në buxhetin e ri, ndryshe nga premtimi, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me paratë e marra nga shitja e aksioneve shtetërore të AMC, me një vlerë prej 5.440 miliardë lekë dhe 9.79 miliardë lekë që kanë ngelur nga ARMO. Sipas justifikimit zyrtar, këto dy shtresa nuk përfitojnë nga shitja e aksioneve në këto dy kompani, pasi procesi i privatizimit të tyre është mbyllur ose ka filluar të negociohet para se të dalë vendimi për kalimin e 20 për qind të parave për këto dy shtresa të popullsisë. Paratë nga privatizimi i këtyre dy kompanive do të shkojnë gjysma për uljen e borxhit dhe gjysma për investime.
Buxhetet në vazhdim
Sipas parashikimeve buxhetore, fondet për dëmshpërblimin e ish-pronarëve dhe të përndjekurve do të vijnë në rritje deri në vitin 2012. Për vitin 2010 fondi i kompensimit për ish-pronarët do të jetë 700 milionë lekë. Ndërsa për vitin 2011 niveli i shpenzimeve për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve është parashikuar që të jetë gati 1.2 miliardë lekë. Për vitin 2012 fondi është parashikuar të jetë 1.7 miliardë lekë. Një rritje do të ketë edhe fondi për ish të përndjekurit. Në viti 2010 ai parashikohet të jetë 2 miliardë lekë, në vitin 2011-2012 do të jetë 3 miliardë lekë. Këtu nuk përfshihen paratë që do të mblidhen nga privatizimet e tjera, si INSIG-u apo privatizimi i KESH-it..

ndryshimet e buxhetit

        Buxheti 2009    Buxheti i ri 2009    Diferenca                       
    TOTALI TE ARDHURAVE    334823    327117    -7706   
    Te ardhura nga ndihmat    6313    6313    0   
    Nga kjo: Mbeshtetje buxhetore    0        0    0
    Te ardhura tatimore    305988    295982    -10006   
    Nga Tatimet dhe Doganat    230168    222669    -7499   
    Tatimi mbi Vleren e Shtuar    117491    114657    -2834   
    Tatimi mbi Fitimin    20813    17559    -3254   
    Akcizat    44363    36795    -7568   
    Tatimi mbi te Ardhurat Personale    26065    30611    4546   
    Taksa Nacionale dhe te tjera    15312    15210    -102   
    Taksa Doganore    6124    7837    1713   
                   
    Te ardhura nga Pushteti Vendor    18412    18412    0   
    Taksa Lokale    11114    11114    0   
    Tatimi mbi Pasurine (ndertesat)    3734    3734    0   
    Tatimi mbi Biznesin e vogel    3564    3564    0   
    Te ardh Buxh. Pavarur (kontribute)    57408    54901    -2507   
    Sigurimi Shoqeror    51029    48522    -2507   
    Sigurimi Shendetesor    6379    6379    0   
    Te ardhura Jotatimore    22522    24822    2300   
    Tran.Fitimi nga Banka e Shqiperise    5700    5700    0   
    Te ardhura nga Institucionet Buxhetore    11857    11857    0   
    Dividenti    165        165    0   
    Te tjera nga ISSH    3800    3800    0   
    Te tjera    1000    3300    2300   
                   
    TOTALI I SHPENZIMEVE    384834    401907    17073   
    Shpenzime Korrente    283698    285430    1732   
    Personeli    59651    59546    -105   
    Paga    51563    51460    -103   
    Kontributi per Sigurime Shoqerore    8088    8087    -1   
    Politikat e reja pagash               
    Interesat    36040    36740    700   
    Te Brendshme    31420    31420    0   
    Te Huaja    4620    5320    700   
    Shpenzime Operative Mirembajtje    35813    34660    -1153   
    Nga e cila: Financim i Huaj    0        0    0   
    Shpenzime per planifikim, men&admin    3524    0    -3524   
    Subvencionet    2022    2022    0   
    Shpenzime per Sig.Shoq e Shendet    95866    95866    0   
    Sigurime Shoqerore    71655    71655    0   
    Sigurime Shendetesore    24211    24211    0   
    Shpenzime per Buxhetin Vendor    36835    36835    0   
    Buxheti Vendor (Granti)    18423    18423    0   
    Buxheti Vendor (Te ardhurat e veta)    18412    18412    0   
    Shpenzime te tjera     16871    17991    1120   
    Pagesa e Papunesise    1000    950    -50   
    Ndihma Ekonomike    13871    13871    0   
    Kompensim per te perndjekurit politike    2000    3170    1170   
    Kompensim per energjine elektrike               
    Kompensim ne vlere i pronareve    600        1770    1170   
    Fondi Rezerve, Kontigjenca    15700    13921    -1779   
    Fondi Rezerve i Keshillit te Ministrave    2000    2600    600   
    Fondi Kont per Paga dhe Pensione    7700    7700    0   
    Fond Kontigjence    6000    3621    -2379   
    Shpenzime Kapitale    90436    102556    12120   
    Financimi Brendshem    68661    83000    14339   
    Nga e cila: Kontigjence               
    Per Investime Publike    5000    5000    0   
    Per rrugen Rreshen-Kalimash    30000    40031    10031   
    Financimi Huaj per projekte    21775    19556    -2219   
    Net lending    -5000    0    5000   
                   
    DEFICITI    -50011    -74790    -24779   
    FINANCIMI DEFIÇITIT    50011    74790    24779   
    Brendshem    41699    68217    26518   
    Te ardhura nga privatizimi    200        27793    27593   
    Hua-marrje e brendshme    41499    40424    -1075   
    I Huaj    8312    6573    -1739   
    Hua afatgjate (e marre) per projekte    15462    13243    -2219   
    Ripagesat    -7150    -6670    480   
    Produkti i Brendshem Bruto (PBB) 2009    1180000    1176349    -3651

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›