E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet Peraj: Vajzën e kisha të dashur

 

TIRANE - "Punonjësja e lokalit tim, e cila është njëkohësisht edhe e dashura ime, më ka vjedhur paratë, ndërsa unë nuk kam pasur nevojë ta përdhunoja atë pasi prej shumë kohësh e kam të dashur. Ajo ka vepruar e shtyrë nga persona të tjerë kur më denoncoi mua, ndërsa fakti që ajo ka pasur lidhje me mua është vetë kërkesa për dorëheqje nga akuza kundër meje pak orë pasi më denoncoi". Ky ishte rrëfimi i biznesmenit me origjinë nga Malësia e Madhe Ilir Peraj, i treguar dje para gjykatësit të gatshëm në Gjykatën e Tiranës, gjatë fjalës së mbrojtjes. Rrëfimi i tij erdhi pasi avokati mbrojtës dorëzoi në gjykatë një deklaratë noteriale të së dëmtuarës, e cila pranonte se hiqte dorë nga denoncimi për përdhunim ndaj biznesmenit, duke bërë që në këtë mënyrë mbi të, të mbeteshin vetëm akuzat e shtyrjes drejt vetëvrasjes dhe kanosje, të cilat dënohem me gjobë deri në 5 vjet burg. Vetë i pandehuri pohoi sërish para gjykatës se paratë e tij i kishte vjedhur nga e dëmtuara, pasi ajo ishte personi i vetëm veç atij që kishte një çelës të sirtarit ku ndodheshin paratë. Duke analizuar provat e paraqitura nga palët gjykatësi i gatshëm i kësaj jave vendosi të linte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›