E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia: Jo anëtarësimit të Shqipërisë ë NATO

Rusia e ka kundërshtuar fort anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, me pretendimin se anëtarësimi i këtyre vendeve do të minonte sigurinë në Evropë. 

Tri ditë më parë në Bruksel Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan protokollin e anëtarësimit në NATO, duke hapur kështu dyert për anëtarësimin zyrtar në samitin e vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrei Nesterenko tha për mediat se, anëtarësimi i vendeve të reja në NATO cenonte parimin themelor dhe më të rëndësishëm të sigurisë, që siguria e një grupi nuk duhet të ndikojë tek siguria e të tjerëve. Moska tha se zgjerimi i NATO-s nuk promovonte sigurinë në Evropë, por minonte përpjekjet kolektive për të luftuar rreziqe të reja, mbi të gjitha terrorizmin dhe krimin e organizuar, duke thënë se NATO, si një organizatë që mbronte disa vende nga sulmi i të tjerave, po humbiste arsyen e saj të hyrjes. SHBA reagoi ndaj kësaj deklarate zyrtare duke thënë se, Rusia nuk ka të drejtë vetoje në NATO dhe anëtarësimi në aleancë ishte e drejta sovrane e çdo vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›