Topi-Berisha, shkrihen akujt
Nuk kanë qenë konsultimet për dekretet e Gjykatës së Lartë, por një ceremoni për dhënie shtetësie, ka bërë që kryeministri Berisha të rikthehet në Presidencë.
ADI SHKEMBI
Kreu i qeverisë ka marrë pjesë dje në ceremoninë me rastin e dhënies së shtetësisë shqiptare për Majkëll Granof, Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes dhe në koktejin me këtë rast ka trokitur gotën me Presidentin Topi. Për herë të fundit trokitje gotash, e pashmangshme, ka qenë në Zagreb më 5 prill, në një drekë zyrtare të shtruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush me rastin e marrjes së ftesës nga Shqipëria dhe Kroacia, për t'u ftuar në NATO. Ndërkohë, takimi i fundit mes Kryeministrit Berisha dhe ish-nënkryetarit të PD-së, tani President i vendit, daton pikërisht më 18 mars të këtij viti, një ditë pasi kishte dhënë dorëheqjen ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas shpërthimit tragjik në Gërdec. Njëkohësisht, Berisha ka qenë në Presidencë edhe në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Marrëdhëniet mes kreut të qeverisë dhe kreut të shtetit u acaruan gjatë muajit prill, kur maxhoranca, përmes një nisme surprizë vendosi të ndryshojë Kushtetutën, duke tentuar të prekë edhe dekretet e Presidentit, por u tërhoq në minutat e fundit. Në një intervistë televizive Presidenti Topi tha se, lajmin e ndryshimeve kushtetuese e kishte marrë vesh vetëm nëpërmjet mediave dhe me të nuk kishte diskutuar askush paraprakisht. Por pa kaluar ende 10 ditë nga votimi i ndryshimeve kushtetuese, Presidenti i ktheu maxhorancës së djathtë disa ndryshime në ligjin "Për legalizimet", që shënonte në këtë mënyrë ligjin e parë të kthyer nga kreu i shtetit që pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Më tej akoma, Presidenti Topi nuk mori mendimin e demokratëve për pesë dekrete të dërguar në parlament për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit si kompensim i rrëzoi të pesë emrat.
Kodi Zgjedhor,miratohet plani i punës
Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore ka miratuar dje gjashtë nenet e para të kodit të ri zgjedhor. Në këto nene përfshihen konceptet e përgjithshme që do përmbajë ligji si dhe orari i votimit, e drejta për të caktuar vëzhgues dhe të drejtat e detyrat e vëzhguesve. Në metodologjinë e përgatitur nga ekspertët e këtij komisioni, thuhet se kodi i ri zgjedhor do të përbëhet nga tre pjesë, ku pjesa e parë do të përmbajë formulime që lidhen me qëllimin, objektin, përkufizimet si dhe parimet e përgjithshme mbi zgjedhjet; pjesa e dytë do të përcaktojë rregulla që lidhen me organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, për zgjedhjet në Kuvend dhe zgjedhjet për pushtetin vendor; dhe pjesa e tretë do të përcaktojë rregulla që lidhen me organizimin dhe administrimin e procesit të referendumit lokal dhe të përgjithshëm. "Për të pasur një akt juridik sa më të përshtatshëm dhe të kuptueshëm nga përdoruesi, si dhe nisur nga fakti që kemi të bëjmë me një ndryshim thelbësor në mënyrën e votimit dhe përkthimit të votave në mandate për zgjedhjet në Kuvend, duket më e udhës hartimi i një ligji të ri zgjedhor", thuhet në propozimet e grupit të ekspertëve.