Buxheti, ulen investimet, rriten shpenzimet e luksit për zyrat
Qeveria e ka lëshuar dorën me shpenzimet në muajin e dytë të vitit duke shpenzuar në dy muajt e parë të vitit 100 milionë dollarë më shumë se sa një vit më parë. Treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave reflektojnë një rritje të shpejtë të shpenzimeve, të cilat në muajin shkurt arritën 560 milionë dollarë, krahasuar me 580 milionë dollarë që ishin në shkurt të 2011-ës. Ndërkohë që të ardhurat për dy muajt e parë të vitit kanë qenë 492 milionë dollarë, dhe nga të cilat 440 milionë janë të ardhura nga administrata doganore dhe tatimore. Një vit më parë këto të ardhura ishin 491 milionë dollarë. Krahasimi i realizimit të të ardhurave për vitet 2011 dhe 2012 reflekton një rritje të moderuar të të ardhurave, edhe pse tradicionalisht muajt e parë të vitit nuk janë ata më të mirët për shkak se edhe aktiviteti i biznesit është më i ngadaltë. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka bërë që suficiti i janarit, që ishte 160 milionë dollarë, të kalojë në një deficit që në shkurt arriti gati 69 milionë dollarë. Një vit më parë qeveria nuk u tregua e kujdesshme për të ruajtur defiçitin në muajt e parë të vitit e ndikuar edhe nga fakti i vitit elektoral. Shpenzimet kapitale dhe ato operative dhe të mirëmbajtjes kanë ndryshuar gjithashtu për vitin 2012 të parat janë ulur me gati 50 për qind , kurse të dytat janë rritur me gati 36 milionë dollarë.
Treguesit shkurt
Të ardhurat
2012 492 milionë dollarë
2011 491 milionë dollarë
Shpenzimet
2012 562 milionë dollarë
2011 580 milionë dollarë
Deficiti
2012 69 milionë dollarë
2011 89 milionë dollarë
Shpenzime kapitale
2012 68 milionë dollarë
2011 143 milionë dollarë
Shpenzime operative
2012 72 milionë dollarë
2011 36 milionë dollarë