Buxhetorët, kush përfiton nga kompensimi i dritave
Qeveria do të kompensojë familjet buxhetore që preken nga rritja e çmimit të energjisë. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave vendosi që çdo buxhetor që ka një pagë bruto prej 35 mijë lekësh, do të marrë 500 lekë në muaj.
Fabiola Çela
Tarifat e reja të energjisë elektrike kanë hyrë në fuqi që në mars të këtij viti. Më të prekurit nga kjo rritje e çmimit të dritave janë familjet buxhetore dhe pensionistët. Pikërisht për t’ju lehtësuar disi këtë barrë qeveria ka vendosur që t’u japë një fond të veçantë të gjitha ministrive, i cili do të përdoret për kompensimin e familjeve buxhetore në nevojë.
Vendimi
Në mbledhjen e saj të radhës qeveria vendosi që ministrive dhe institucioneve buxhetore t’u shtohet një fond prej 110.5 milionë lekë. Këto para do t’u jepen familjeve buxhetore me paga nën 35 mijë lekë, me qëllim që t’i mbrojnë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Fondi më i madh i parave është për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, gati 70 milionë lekë. Më pas vjen Ministria e Shëndetësisë, me 19.6 milionë lekë. Në këtë mënyrë fondi më i madh i parave është destinuar për mjekët dhe arsimtarët. Kjo, pasi dihet tashmë se pagat e tyre janë më të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të administratës shtetërore. Projektvendimi i miratuar dje nga qeveria pritet të ketë një impakt të ndjeshëm në pagesën cash të kompensimit, për efekt të rritjes së çmimit të energjisë elektrike të punonjësve buxhetorë, me pagë nën 35 mijë lekë.
Çmimi
Që nga 1 marsi i këtij viti çmimi i energjisë ka pësuar rritje. Mesatarisht çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë është rritur me 18 për qind. Çmimi mesatar i energjisë është 8.23 lekë/kwh. Për jofamiljarë ai do të rritet me 19 për qind, duke arritur në 8.73 lekë/kwh. Për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh çmimi i energjisë nuk ka pësuar rritje, tarifa për këtë kategori konsumatorësh vazhdon të jetë 7 lekë/kwh. Sipas përllogaritjeve, gati 76 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Pjesa tjetër konsumojnë më shumë se 300 kwh energji. Për këtë kategori familjesh që nuk e kursejnë energjinë, çmimi është 12 lekë/kwh. Pra, për bandën deri në 300 kilovat rritja e çmimit është zero, ndërsa për të dytën mbi 300 kwh, rritja është 71.4 për qind.
Por Korporata është shprehur e pakënaqur me këtë rritje çmimesh. Sipas tyre, çmimi i energjisë duhej rritur sërish. Përfaqësuesit e misionit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaruan se, kanë rënë dakord me drejtuesit e Korporatës dhe të qeverisë se nuk do të ketë rritje tjetër çmimi për këtë vit, por me kusht që KESH-i të përmirësojë më tej dy treguesit e saj kryesorë, që janë arkëtimet dhe humbjet.