Buxhuku: Duhet rregullatori për karburantet
21/02/2011 Vlerëson kontrollin në treg
Abuzimi në tregun e karburanteve është një nga kostot që rëndon mbi bizneset vendase, por edhe mbi konsumatorët. Ky treg është një nga hallkat ende të parregulluara dhe të pamonitoruara me një ent rregullues, që sipas Konfindustrisë duhet të ngrihet në mënyrë urgjente. Grupimi më i madh i industrialistëve në vend Konfindustria ka vlerësuar veprimet institucionale të ditëve të fundit të ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për rritjen e kontrollit shtetëror me qëllim përmirësimin e funksionimit të tregut të karburanteve. Duke marrë shkas nga shenjat e dukshme të keqfunksionimit në vazhdimësi të tregut të karburanteve, grupimi i industrialistëve i ka kërkuar së fundmi zyrtarisht Kryeministrit Sali Berisha, krijimin dhe fillimin sa më të shpejtë të veprimit të Entit Rregullator të Karburanteve (ERK). “Institucioni në fjalë duhet të shërbej si vëzhgues dhe rregullator për çrregullimet dhe keqpërdorimet e “cilësisë”, “çmimeve” të karburanteve në qarkullim në Shqipëri sikundër edhe “licencimet” e operatorëve në tregun strategjik të karburanteve si tregu më i madh në vend me qarkullim 850 milionë -1 miliard euro/vit dhe me pasoja të drejtpërdrejta të dëmshme në kostot e biznesit, industrive dhe qytetarëve shqiptare”,- shprehet në një njoftim për mediet Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustrisë. Sipas tij, në kushtet kur shteti shqiptar nuk ka më asnjë operator publik për të ndërhyrë drejtpërdrejt për të rregulluar çrregullimet e tregut strategjik të karburanteve, ngritja e këtij Enti Rregullator të Karburanteve duhet të bëhet sa më shpejt. “Kostot shtesë të drejtpërdrejta nga “cilësia”, “çmimi” dhe abuzimet me “vëllimet” e shitjes për konsumatorët të krijuara në vazhdimësi nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve vlerësohen në mbi 150 milionë/vit. Nëse llogariten edhe dëmet ekonomike në shëndetin publik, mjedis dhe makineri dhe pajisje dëmet ekonomike janë të papërballueshme për ekonominë kombëtare dhe rrezikojnë seriozisht rritjen ekonomike të vendit përfshi edhe parashikimin qeveritar në shifrat 6.5 për qind në PBB për vitin 2011”,- thotë Buxhuku. Shembuj të institucioneve të tilla i gjejmë jo vetëm në vendet e zhvilluara të BE-së dhe botës, por edhe në vende të rajonit tonë si p.sh Maqedonia.