E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet bio bie oferta ne treg

Kërkesa në rajon për prodhime bio dhe cilësore ka sjellë efekte negative për konsumatorët shqiptarë. Njohës të sektorit të bujqësisë dhe tregjeve shpjegojnë se fermerët shqitarë po eksportojnë pjesën më të madhe të prodhimit sezonal duke shkaktuar kështu rënie të ofertës në tregje. Për Alsat, presidenti i Këshillit të Agrobiznesi shpjegon situatën aktuale.

“Për produket vendore, tani kemi lakër, spinaq, pras, karrota, disa artikuj të tjerë të cilët janë të kësaj periudhe, ka një rritje në treg rreth 30% për vetë faktin se eksportojmë rreth 60 ton në ditë në Mal të Zi, në Hungari dhe në Gjermani. Kjo do të vazhdojë edhe gjatë muajit shkurt” thotë Enver Ferizaj.

Shumë ferma kanë kontrata për eksport, çka do të thotë që tregjet do të vijojnë të mbajnë këtë nivel çmimesh.
“Edhe muaji mars do të jetë në këto parametra. Nuk pres ndonjë rritje çmimesh. Nga muaji prill e andej dalin prodhimet e pranverës dhe natyrisht që çmimet bien në treg. Nuk mund të ankohemi për prodhimet vendore  për arsye se kanë pasur çmime të pranueshme nga konsumatori, por ka paur edhe rritje nga viti në vit për shkak të kërkesës që kemi pasur në eksport” thotë Ferizaj.

Vitet e fundit investimet dhe prodhimi bujqësor kanë ardhur në rritje. Gjatë 2010-ës u prodhuan rreth 100 mije ton perime, 15 mijë ton fruta dhe rreth 20 mijë ton ulli. Rritje ka pasur dhe në eksportet e prodhimeve bujqësore, bimëve mjekësore dhe produkteve të peshkut të përpunuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›