Nis verifikimi i pronave te Parku i Liqenit Artificial
21/02/2011 Pronarët të verifikojnë të dhënat në listat e afishuara nga 21 shkurti deri më 6 prill 2011
Të gjithë pronarët e tokave, bizneseve apo objekteve pranë Parkut të Liqenit Artificial duhet të verifikojnë regjistrimin e pronës së tyre. Zyra Qendrore e Hipotekës, në vijim të ndërtimit të sistemit të ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ka bërë me dije se ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar për zonën kadastrale Nr. 8270 të qytetit të Tiranës, që më saktësisht përfshin Fakultetin e Gjeologji-Miniera, Tiranë. Sipas njoftimit, periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. “Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8280, janë të ftuar të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës”, - saktësojnë burimet zyrtare. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së afishimit publik. Procesi i regjistrimit fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme. Qeveria ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës, pjesë e të cilit është edhe ndërtimi i sistemit të ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë